A po rrezikohet siguria në Maqedoninë e Veriut

0

Përplasjet në Ministrinë e Punëve të Brendshme mes ministrit, Naqe Çulev dhe zëvendësministres, Sllavjanka Petrovska, kanë shkaktuar reagime të ndryshme nëse me lëvizjet e fundit po rrezikohet siguria në Maqedoninë e Veriut.
Ministri Çulev, që është nga radhët e VMRO-DPMNE-së e cila merr pjesë në qeverinë teknike, ka akuzuar ish-paraardhësin e tij, Oliver Spasovski, tani kryeministër teknik, se drejtuesve të sektorët të ndryshëm në MPB u kanë dhënë kriminelëve informacione të besueshme lidhur me masat që janë planifikuar të merren kundër tyre.
Çulev gjithashtu ka anuluar të gjitha vendimet e Spasovskit që sipas tij janë marrë para largimit nga posti e që kanë të bëjnë me sistematizimin e apo siç thuhet “largimin nga pozita të të gjithë kuadrove të padëshiruar të LSDM-së”. Ai gjithashtu ka kërkuar kthimin e dhjetëra makinave për nevojat e Ministrisë e të cilat sipas tij janë shpërndarë në institucione tjera nga Spasovski.
Por, të gjitha këto vendime të ministrit të ri janë kundërshtuar nga zëvendësministrja, Sllavjanka Petrovska nga LSDM-ja, e cila sipas Ligjit për qeverinë teknike mund të refuzojë apo të pengojë hyrjen në fuqi të vendimeve të ministrit, siç është edhe ai për kryeshefin e policisë në Shkup.Njohësit e çështje të sigurisë thonë se ajo që po ndodh në Ministrinë e Brendshme është serioze dhe vjen si pasojë e krerëve të saj që në vend të respektimin të ligjit dhe luftimit të krimit, po tentojnë që në forma të ndryshme të instalojnë struktura kriminale.
Ljubomir Gjurcevski, ish-kryeshef policie, thotë se veprime të tilla kanë ndodhur edhe në qeverinë teknike në vitin 2016.
“Vite me radhë, MPB-ja po vuan nga krijimi i një elite kriminelësh brenda ministrisë, domethënë, në vend të bashkëpunëtorëve që do të ishin në shërbim të shtetit dhe ligjit, po kemi bashkëpunëtorë të bandave kriminale që nxisin krimin e organizuar në vend”, thotë Gjurcevski.
Duke komentuar akuzat mes tyre, përfshirë edhe ato për destabilizim të vendit, ai thotë ato më tepër janë populiste dhe për pikë politike.Edhe Qebir Avziu, njohës i çështjeve të sigurisë dhe profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, nuk beson se përplasjes mes dy drejtuesve të dikasterit të brendshëm mund të shkaktojnë pasiguri në vend./rel/