A po shkrihen akujt mes Sofjes dhe Shkupit, çka thanë Davkova-Radev pas takimit?!

Picture of ina-online
ina-online

13/09/2024

Përkundër një klime paraprake tensionesh dhe mosmarrëveshjes midis Qeverisë së re në Shkup dhe autoriteteve shtetërore bullgare, sot në Sofje në një klimë pozitive u zhvillua një takim midis presidentit bullgar Rumen Radev dhe presidentes së RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova.

Dy presidentët nuk kanë dalur në konferencë të përbashkët për mediat, por kanë përcjellë mesazhe pozitive dhe shpresëdhënëse.

“Zgjidhja është e arritshme nëse kemi vullnet ta dëgjojmë, respektojmë dhe kuptojmë njëri-tjetrin”, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila shtoi se takimi u mbajt në atmosferë të këndshme debati.

“Jam e bindur se biseda e sotme në një atmosferë të këndshme debati do të japë fryte, nuk mund të them se nesër do të ndodhë ajo, por është e rëndësishme të fillohet. Jam e sigurt se nëse e dëgjojmë njëri-tjetrin, nëse kemi vullnet për ta kuptuar njëri-tjetrin, atëherë zgjidhja është e arritshme”, deklaroi presidentja Siljanovska-Davkova.

Sipas saj, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë ishte ndër temat që u diskutuan, por tha se ajo nuk është një monark absolut për të ndryshuar Kushtetutën.

“Nëse jam monark absolut, mund të ndryshoj Kushtetutën, por deputetët përfaqësojnë qytetarët, votojnë sipas bindjes së tyre. Unë nuk mund ta pezulloj demokracinë parlamentare, por natyrisht që diskutojmë të gjitha çështjet, them se biseduam, sepse nuk mund të miratojmë një zgjidhje, as t’ia imponojmë kombit dhe të tjerëve. Por biseduam dhe kjo është e shëndetshme”, nënvizoi presidentja maqedone.

Presidenti bullgar Radev është prononcuar para takimit  duke bërë të qartë se Sofja zyrtare pret që Maqedonia të përmbushë obligimet e saj.

“Është e vërtetë se muzika dhe kultura janë sfera që na afrojnë më shumë dhe Bullgaria ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe ne presim që ky dialog jo vetëm të ndihmojë afrimin tonë kulturor, por edhe t ‘i japë shtysë bashkëpunimit ekonomik. Ne gjithashtu presim që ky dialog të zgjidhë përfundimisht çështjet e hapura midis nesh. Marrëdhënia jonë do të bazohet në marrëveshjet tona. Ne presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë të gjitha obligimet e saj si ndaj nesh ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian. Ne ndjekim rreptësishtë protokollin. Është radha ime të bëj një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Radev.

Kreu i shtetit bullgar shtoi se kjo është një mënyrë për të hapur procesin e negociatave për integrim të plotë evropian të fqinjit në interes të rinisë së vendit dhe kjo do të jetë një shenjë pozitive për të gjithë rajonin.

“Bullgaria nuk do të rinegociojë kushtet e marrëveshjes me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha sot para takimit kryeministri teknik bullgar Dimitar Glavçev.

“Nuk ka asgjë për të negociuar. Ne kemi qëndrimin e Bullgarisë. Ata thonë se nuk do të negociojnë me një qeveri teknike, por unë do të thoja se nuk ka vullnet për të negociuar nga ana jonë, sepse nuk ka asgjë për të negociuar. Ajo ka një qëndrim të përbashkët evropian. Të negociojmë me Bashkimin Evropian”, tha Glavçev.

Në prag të vizitës, kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigje të pyetjes së gazetarit se pret nga ajo, përsëriti se vendi dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se këtu nuk ka dilemë. (INA)

TË FUNDIT
56 minuta
Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar: Do të punojmë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Kosovën dhe Shqipërinë
1 orë
Zj’arri në objekt të Komunës së Tetovës, Dauti: Nuk kemi konstatuar ende se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues
1 orë
Asnjë nga ministrat e VLEN-it nuk e pret kryeministrin serb, i cili po qëndron në Shkup
1 orë
Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë
1 orë
“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar

ME TE LEXUARA

1 orë
Priten raportet për vdekjen e foshnjës, LSDM-ja kërkon përgjegjësi
1 ditë
Sot i jepet lamtumira e fundit vajzës 14-muajshe, që ndërroi jetë në spital
4 orë
Daravellski, ish-shefi i doganës dikur i dënuar për kriminalitet, rikthehet aksionar dhe pronar biznesesh
1 orë
“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar
1 ditë
LSDM: Përsëri të shtëna, Toshkovski i paaftë t’i mbrojë qytetarët
4 orë
Vdekja e vogëlushes në spitalin pediatrik, Memedi: Kam vajzën në moshën e saj, koha për përgjegjësi!
1 orë
Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë
24 orë
Taravari: Jam në dijeni për largimin nga jeta të bebes 14 muajshe. Rasti më ka prekur shumë!
3 orë
Mickoski: Për të gjithë studentët së shpejti do të japim vauçerë për tabletë, vlera 250 euro

LEXO MË SHUMË

kasami meidani

Kasami së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar: Do të punojmë që edhe librat tjerë të harmonizohen me Kosovën dhe Shqipërinë

Nazmi Dauti

Zj’arri në objekt të Komunës së Tetovës, Dauti: Nuk kemi konstatuar ende se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues

Mickoski_Vuceviq-780x470

Asnjë nga ministrat e VLEN-it nuk e pret kryeministrin serb, i cili po qëndron në Shkup

erdogan

Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë

gjykata kushtetuese

“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar

LSDM

Priten raportet për vdekjen e foshnjës, LSDM-ja kërkon përgjegjësi

Mickoski_Vuceviq-780x470

Mickoski me nderime të larta shtetërore priti homologun serb, Millosh Vuçeviq

hotel

Rriten çmimet e shërbimeve hotelerike në Maqedoni

LSDM

LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi për vdekjen e foshnjës në Klinikën e Fëmijëve

INFO

NA NDIQ