A pritet të ketë nesër probleme në Mitrovicën e Veriut? Flet kryetari i kësaj komune

INA
INA

28/05/2023

Kryetari i sapozgjedhur i komunes së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka thënë në një lidhje nga komuna se nesër nuk presin probleme.

Ai është shprehur se mburret që pas shumë vitesh ka filluar demokratizimi i Institucionit të Komunës.

“Nesër nuk presim probleme, përveç probleme administrative. Siç e dini pas shumë e shumë vitesh, unë si kryetar komune i ri i Mitrovicës, mund të mburrem veç kemi filluar demokratizimin e institucionit të komunës.

Mesa unë kam lexuar nga mediat, reagimi ishte që të mos vazhdonim më tutje, pasi Institucionet e Sigurisë e kanë bërë detyrën për të siguruar hyrjen e kryetarëve të komunave në godinat e tyre. Nuk po më duket shumë problematike”, u shpreh Atiq, për Abcnews.al

Më tej, ai ka theksuar se për hyrjen e tij në komunë nuk ka pasur asnjë lloj problem që prej vitit të kaluar. Atiç ka treguar se i vetmi rast ka qene një mini-protestë e grave dhe vajzave serbe.

“Për hyrjen time këtu nuk ka pasur ndonjë problem, pasi prej nëntorit të vitit të kaluar, kemi ardhur 15 delegatë të rinj nga Komuna e Veriut të Mitrovicës dhe as atëherë nuk e kemi pasur asnjë problem. Përjashto këtu ditën e emërimin, një miniprotestë nëse mund të quhet ashtu e vajzave dhe grave të nacionalitetit serb, të cilat e patën një kërkesë, protestuan përpara oborrit të komunës së Mitrovicës dhe e shfrytëzuam rastin me i taku. Një përfaqësuese prej tyre erdhi këtu dhe e dëgjuam. Si qeverisje e re menduam t’i zgjidhim këto probleme”, tha ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Liridona ademaj

“Ishte e dashur, e donte familjen”, si e kujtojnë kolegët suedezë Liridona Ademaj-Murseli

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Gjykata jep detaje, ja si ndodhi vrasja e Liridonës

leonardi naimi

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

bujar-osmani-kovacevski-ahmeti

Ky do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni ?! (FOTO)

tanja fajon

Fajon: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që vendi të ecë përpara

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

INFO

NA NDIQ