A trajtojnë ilaçet bimore infeksionin HIV?

INA
INA

02/12/2023

Dr. Milena Stevanovic – spec. Infektologe, ishte e ftuar në emisionin Pasqyra e Shëndetit ku na sqaroi disa nga mitet dhe faktet më të shpeshta që dëgjojmë rreth infeksionit HIV/AIDS. Më poshtë ju tregojmë disa nga pyetjet më të shpeshta që njerëzit parashtrojnë rreth këtij infeksioni.

A mundet nëpërmjet ilaçeve bimore të trajtojmë infeksionin HIV?
Metodat alternative si ilaçet bimore mund të ju qetësojnë kollin, por jo të trajtojnë infeksionin HIV.

Vetëm personat homoseksual janë të rrezikuar nga infeksioni HIV, jo ato heteroseksual !
Nuk është e vërtetë. Çdo person është i rrezikuar për tu prekur nga infeksioni HIV nëse praktikon marrdhënie seksuale pa mbrojtje.

Infeksioni HIV mund të transmetohet nga nëna tek foshnja?
Po, nëse flasim kur nëna nuk është e trajtuar në kohë, ekziston një përqindje e lartë të transmetohet infeksioni edhe tek foshnja, por nëna e cila është e trajtuar dhe ka arritur stadin jodetektibil të virusit nuk e transmetohet infeksionin tek foshnja.

Kur duhet të testohem nëse jam pozitiv në HIV?
Çdo herë kur dyshoni se keni pasur seks me rrezik të lartë infektimi. Testi nuk bëhet ditën e nesërme, por çdoherë që keni frikë dhe dyshoni, mos hezitoni të lajmëroheni në një nga qendrat për testim të HIV, atje do ju tregojnë çdo informatë të nevojshme. Shumë shpesh testin e bëjmë pas tre muajsh me qëllim të rezultateve më të sigurta nga testi.

Çfarë nëse partneri im ka HIV?
Nëse partneri juaj ka HIV, thoni të vijë në kontrollë, të fillojmë trajtimin për HIV dhe partneri juaj me infeksion HIV të jetë si çdo partner tjetër pa infeksion.

Çfarë nëse shoku im ka HIV?
Jini mbështetje e tij, spjegoni që duet të jemi të guximshëm në jetë, ndihmoni dhe përkraheni të kërkojë ndihmën mjeksore të nevojshme dhe mbështetni ato në jetë.

Si parandalohet infeksioni HIV?
Infeksioni HIV parandalohet me mbrojtje gjate marredhenieve seksuale, me perdorimin e preservativeve për meshkuj dhe femrash. Mund të flasim për rrezikun seksual, dhe mundësinë e parandalimit medikamentoz, të ashtuquajtur si profilaksë paraekspozuese. Informacione te detajume për këto metoda parandalimi mund të merrni në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arra

3 arsye të forta përse duhet të hani më shumë arra

vitamina-D

Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D

fruthi

ISHP: Gjithsej 903 persona me linë e dhenve në janar

gjumi

Rregullat për gjumë të mirë

rruza-te-gjakut

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna.

pije te gazuara gazume limenka kanace

Një pije e gazuar në ditë rrit rrezikun për kancer

IMG_9135

Alkaloid shkruan historinë, prezanton ilaçin e ri të lëngshëm Omeprazol

Dhembe buzeqeshje

Dentisti zbulon një gabim të zakonshëm që e bëni derisa i pastroni dhëmbët

diabet

Diabetikët në hall për insulinën e duhur, shoqatat alarmojnë, ministria thotë gjithçka në rregull

INFO

NA NDIQ