A u “këndell” Kryeministri Zaev, nga reagimi i ASH?! (FOTO)

0

Aleanca për Shqiptarët ditë më parë reagoi për fushatën njëetnike tē Qeverisë për Referendumin që pritet te mbahet në Tetor, ku sipas saj, kjo fushatë që e shkel karakterin multietnik te vendit, duke e apostrofuar vetëm kombin maqedonas, po i irriton shqiptarët, dhe po e vë në pikëpyetje edhe vetë rezulltatin e referendumit.

Aleanca për Shqiptarët theksoi se: “Afishet që zyrtarë të LSDM po i ndajnë me opinionin : Hyjmë në NATO dhe BE si maqedonas” “ Me marrëveshjen e sigurojmë ardhmërinë maqedonase” dhe “Gjuha Maqedonase është e mbrojtur” konfirmojnë shqetësimin dhe reagimet e ASH se kjo qeveri tenton ta zhbëj kombin shqiptar, madje ta paraqes si inekzistent dhe të paqenë”

Nga kjo parti theksojnë se siç duket ky reagim ja ka terhequr verejtjen dhe vëmendjen Kryministrit Zoran Zaev dhe Qeverisë të cilët e kanë lexuar seriozisht mesazhin e Aleancës për Shqiptarët, dhe te gjithe shqiptarëve, se ata nuk duan te integrohen si maqedonas, por si shqiptar-europianë dhe te të barabartë me maqedonasit.

“Заедно ја градиме слободна Европска Македонијa” eshte afishi i fundit i Kryeministrit Zaev qe e ka shpernda ne rrjetet sociale. Megjithate Zaev edhe këtë mbishkrim ku thotë:”Së bashku e ndërtojmë Maqedoninë e lirë Europiane” e ka shkruar vetëm në Maqedonisht dhe jo në gjuhën shqipe, ku vjen ne shprihje instikti hileqar ndaj shqiptarëve qe gjithmone maqedonasit dhe maqedonishtja te paraqiten dominuese ne te gjitha rastet. (INA)