Zëdhënësi i koalicionit VLEN, Fari Hiseni thotë se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka kaluar pikën kufitare të “Bllacës” sipas procedurave lehtësuese për zyrtarët e lartë shtetërorë, përcjell TV21. Hiseni konfirmoi që Gashi është nisur drejt Kosovës për në dasmë.
“Sa i përket kalimit në pikën kufitare, të njëjtat rregulla vlejnë si për kryetarin e Parlamentit, gjithashtu edhe për persona të tjerë, zyrtarë të lartë shtetëror, ku nuk presin radhë në pikat kufitare, por kalojnë pa pengesë. Mirëpo sa i përket dilemës se a ka pasur vetura të tjera private të cilat në formë të papenguar kanë kaluar në pikën kufitare në “Bllacë”, për këtë të njëjtën nuk kam informacion”, theksoi Hiseni.
Gazetarja: Ku është aspekti etik që kryetari i Kuvendit dhe 4-5 vetura që e shoqërojnë, të bëhen kolonë me veturat tjera?
“Është pjesë e traditës, të cilën gjithmonë e kemi praktikuar, nuk është që bëhet ndonjë pengesë në komunikacion, është pjesë e traditës tonë, që praktikohet në çdo dasmë tonë”, theksoi Hiseni./tv21.tv
https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/513552064388603/?ref=embed_video