Sipas marrëveshjes për përfshirjen e Alternativës në Qeverinë LSDM-BDI, kësaj partie deri tani nuk i janë dhënë 15 poste drejtorësh dhe funksione tjera.
Një burim i Qeverisë që thotë se ka parë dokumentin e marrëveshjes, bën të ditur për INA se 15 poste ende nuk i janë dhënë Alternativës, edhe përkundër që ato poste janë nënvizuar në marrëveshjen Zaev- Gashi, por edhe Ahmeti.
Nga AAA, BDI dhe LSDM pritet të deklarohen Alternativa rreth kësaj situate. Ndërkohë, një praktikë të ngjajshme ka përjetuar edhe Aleanca për Shqiptarët në periudhën që ishte pjesë e pushtetit me LSDM dhe BDI, pas rrëzimit të VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit. (INA)