AAIC – një zë i fuqishëm tek shqiptarët për lirinë dhe demokracinë

0

Qendra Informative Shqiptaro – Amerikane (Albanian American Info Center – AAIC) është një nismë qytetare e iniciuar tre vite më parë por që tani po synon të merrë formën e organizimit të duhur.

Misioni i këtij nisme informative qytetare e formuar nga vullneti i aktivistëve nga trevat e ndyshme shqiptare dhe diaspora në SHBA, bazohet në frymën e lirisë dhe demokracisë, duke mos cënuar të drejtat themelore dhe aspiratat e popullit shqiptar kudo që jeton.

Kjo nismë në radhët e saj ka aktivistë dhe veprimtarë të lirisë dhe zërit të demokracisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Sanxhaku e trevat e tjera, por përfshirë edhe aktivistë të dalluar të diasporës.

Aspirata e popujve për të jetuar të lirë janë prioritet që nuk duhet të heshtet, por të ngritet në agjendat më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Këto qëllime arrihen fillimisht duke drejtuar indin e brendshëm, ndërgjegjësimin kombëtar dhe duke i dhënë përparësi vlerave profesionale në çdo aspekt.

AAIC do të angazhohet që si nismë vullnetare përmes komunikimit të lirë të formave të ndryshme, të shpalos çdo vlerë dhe antivlerë në mesin e shoqërisë sonë, do të ndihmojë në zbardhjen e të gjitha rrugëve devijante që po mbretërojnë nëpër trevat tona dhe duke ngritur në sipërfaqe çdo vlerë që na bën krenarë.

Nevojat e domosdoshme të kohës janë për forcimin e një shoqërie të lirë, për institucione të fuqishme me sisteme efikase të drejtësisë kundër korrupsionit, arsimim të shëndosh, shëndetësi të mirëfilltë, bashkëpunim të ndërsjelltë në të gjitha lëmitë.

Vetëm këto vlera na mundësojnë që të ecim përpara dhe të kemi një rrugë të ndritur përparimtare.

Ne jemi vullnetarët e lirë dhe në gjithë këtë rrugëtim tonin do të kemi përkrahë diasporën tonë dhe miqtë tanë në SHBA. Shpalosja e këtij aktiviteti nismëtar publik vjen me rastin e 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, një datë që me admirim po shënohet edhe në mesin tonë.