AARC-ja dhe Oda Ekonomike Amerikane bëjnë thirrje për krijim të shpejtë të institucioneve dhe partneritet strategjik SHBA-Kosovë

Picture of Ina Online
Ina Online

19/04/2025

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehin “shqetësimin e tyre të thellë” lidhur me vonesën në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Në një kohë kur Kosova përballet me sfida dhe mundësi kritike – si brenda ashtu edhe jashtë vendit – një stagnim i tillë institucional minon stabilitetin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe besueshmërinë e vendit në skenën globale”, thuhet në reagim.

AARC dhe Oda Amerikane bëjnë thirrje që të veprohet me urgjencë dhe përgjegjësi për të krijuar institucione plotësisht funksionale.

“Vakuumi i zgjatur në qeverisje dërgon sinjale shqetësuese për aleatët ndërkombëtarë dhe dobëson pozitën e Kosovës në zhvillimet jetike gjeopolitike. Këto vonesa rrezikojnë t’i largojnë më tej përkrahësit e shtetësisë së Kosovës, ndërkohë që inkurajojnë kundërshtarët e saj”, thuhet tutje në reagim.

“Oda Amerikane dhe AARC bëjnë thirrje për krijimin e një Partneriteti Ekonomik Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo kornizë formale duhet të përmirësojë bashkëpunimin dypalësh në sektorë kyç, duke përfshirë lehtësimin e investimeve, zhvillimin e eksportit, tranzicionin e energjisë, transformimin digjital dhe inovacionin. I rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike, një partneritet i tillë do të nxiste investimet amerikane, do të thellonte lidhjet industriale dhe do të ndihmonte në integrimin e Kosovës në zinxhirët e vlerës globale”, thuhet në reagimin e Odës Amerikane dhe AARC-së.

Të dyja organizatat theksojnë gjithashtu rëndësinë e adresimit të shpejtë të vendimeve kyçe të politikave, duke përfshirë heqjen e tarifave doganore për mallrat amerikane.

“Heqja e këtyre barrierave do të demonstronte përkushtimin e Kosovës për një mjedis të drejtë dhe të hapur ekonomik”.

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot më 19 prill në një tentim të tretë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË