Abazi-Kurtit: “A je serbofil”

Picture of INA
INA

03/11/2023

Deputeti i pavarur, Haki Abazi e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti “a je serbofil”.

Ai kritikoi kryeministrin për mos-transparencë dhe pranim të atyre, që dikur sipas tij, thoshte se nuk do i bëjë asnjëherë.

Deputeti Haki Abazi tha se Kurti i cili dikur deklaronte se asnjëherë nuk pranon të nënshkruaj asnjë dokument për çështje të brendshme, po përgjërohet për nënshkrim të Vuçiqit.

Abazi: Si quhet një gjë që është vetëmenaxhim sipas pikës 7 e ndërlidhur me pikën 10?

Unë kam një gjëegjëzë këtu, si quhet një gjë që është vetëmenaxhim sipas pikës 7 e ndërlidhur me pikën 10. Ama këtë përgjigje e pranoj veç prej atyre që e kanë kartelën e Lëvizjes Vetëvendosje. Çka quhet një gjë që është vetëmenaxhim sipas pikës 7 të marrëveshjes e ndërlidhur me pikën 10. Le të qohet zotëri kryeministër dhe të shpjegon se qysh qenka më mirë që nuk përfunduam veç me pikën por përfunduam edhe me vetëmenaxhimin e autonomisë substanciale”, deklaroi ai.

Abazi teksa kujtoi deklaratat e dikurshme të kryeministrit Albin Kurti, i tha atij “a je serbofil”

Abazi-Kurtit: A je serbofilë?

“Serbofilë janë kryeministrat që pranojnë asociacion. Çka je sot zotëri kryeministër ti, a je serbofilë? Hajde shkojmë pak më tutje, ‘nuk do të ketë kurrë asociacion me kompetenca ekzekutive, apo kompetenca jo-ekzekutive, monoetnike’. Çka është kjo, mos jemi duke folur për komunitete tjera, jo jemi duke folur për një komunitet serb i cili është bërë mbi të gjithë, bile edhe mbi 95 për qind të shqiptarëve, sepse veriu është i rëndësishëm, por jugu është më i rëndësishëm”, shtoi ai.

TË FUNDIT
2 orë
Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit
23 orë
Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti
1 ditë
Haxhiu s’i beson Serbisë se është vrarë Faton Hajrizi, e dënon vrasjen e policit në Lloznicë
1 ditë
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
2 ditë
Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ujmani

Një shpërthim i fuqishëm pranë liqenit të Ujmanit

arianit koci

Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti

albulena haxhiu

Haxhiu s’i beson Serbisë se është vrarë Faton Hajrizi, e dënon vrasjen e policit në Lloznicë

faton hajrizi

Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

ganimete musliu

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

fatoni blogerja

Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)

faton hajrizi

VIDEO/ “Oh zot”- Gruaja e Faton Hajrizit me një reagim prekës për vrasjen e tij

ardita sinani ragmi mustafa

Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë

vjosa Osmani

Osmani takon kryeministrin e Holandës, diskutojnë për forcimin e partneritetit

INFO

NA NDIQ