Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ka vizituar ekipin e basketbollit të vendit të tij në Manila. Malazezët kaluan turin e parë të Mundobasket, dhe në fillim të të dytit, luajtën kundër amerikanëve të fuqishëm dhe bënë një rezistencë të madhe ndaj rivalit të tyre të favorizuar (75-83).
Në një intervistë për “Nova.rs”, Abazovic zbuloi se Novak Gjokovic mund të bëhet “Qytetar Nderi” i Malit të Zi. Më parë këtë nder të veçantë e ka marrë edhe Vlade Divac.
“Më vjen mirë që e bëra vetë atë. Vlade Divac është një legjendë, këta njerëz, për shkak të rrethanave një pjesë të jetës e kaluan në Mal të Zi në karrierën e tyre pas sportive. Është gjithashtu një nxitje për njerëzit që takohen në Mal të Zi. Është një gjë e mrekullueshme, personalisht mendoj se do të bëjmë diçka të ngjashme me Djokoviqin,” – ka thënë Abazoviq për “Nova.rs”.
Gjokoviç tradicionalisht një pjesë të verës e kalon në Mal të Zi, në pushimin mes turneve të rëndësishëm. “Është një adhurues i madh i Malit të Zi, qëndron shpesh aty, çfarë ka më mirë se të mblidhemi nga njerëz rreth të cilëve kemi mendime të pandara.
Abazovic ka shpjeguar gjithashtu se sa shumë e respekton Novak Djokoviçin dhe familjen e tij.
“Ai ishte gati në Mal të Zi, ishte në teleferik, e promovoi bukur. Jemi në kontakt, jemi takuar edhe në gjysmëfinale të Champions League. Është e vërtetë, ai që mbështeti Milanin dhe unë mbështesja Interin, pastaj isha më me fat. Epo, edhe Novak nuk mund të fitojë gjithmonë në gjithçka. Në përgjithësi, do të më pëlqente personalisht, nëse kjo është edhe dëshira e tij të bëhej “Qytetar nderi”. Sigurisht që këtu nuk ka presion, është çështje vullneti, ai është po aq i mirëpritur edhe pa të. Dhe jo vetëm ai, por kushdo që realisht e meriton dhe mund të jetë promotor, ndër të tjera, i vendit tonë të Malit të Zi,”- tha Dritan Abazoviq për “ Nova.rs ”.
Tenisti që vazhdimisht provokon shqiptarët dhe Kosovën
Novak Djokoviq në vazhdimësi ka bërë provokime ndaj shtetit të Kosovës dhe fyerjet ndaj shqiptarëve, përmes mesazheve dhe këngëve të ndryshme ku ka festuar.
Tenisti serb kohë më parë derisa kishte qëndruar në Budva, në një nga restaurantet e këtij qyteti kishte kënduar këngën “Oh Kosovë, Kosovë”, që është një këngë ofenduese për Kosovën dhe shqiptarët. Edhe pas fitores së turneut “Australian Open”, serbi në dhomat e zhveshjes, së bashku me ekipin e tij, kanë kënduar një këngë, ku në tekstin e së cilës thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë. “Ne nuk të japim Kosovë, ke qenë e jona që nga fillimi”, thuhet në tekstin e këngës. Por ka pasur edhe shumë raste tjera. (INA)