Abazoviq nga Dubrovniku: “Bombardimi i Dubrovnikut, turpi më i madh i Malit të Zi në historinë e tij moderne”

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka vizituar privatisht qytetin e Dubravnikut teksa ka kritikuar shtetin që tash e drejton për bombardimet në këtë qytet gati 31 vite më parë.

Abazoviq ka qenë në vizitë bashkë me ministrin e brendshëm, Filip Axhiq, raporton Vijesti.
“Si fëmijë më kujtohet bombardimi i Dubrovnikut – turpi më i madh i Malit të Zi në historinë e tij moderne, pastaj një shtet i robëruar në kthetrat e nacionalizmit, urrejtjes dhe përfitimit të luftës”, ka thënë Abazoviq.

Ai është shprehur i lumtur që mund të ecë lirshëm në Dubrovnik e të flas me njerëzit e këtij qyteti të cilët i ka cilësuar si njerëz të dashur.

Abazoviq po pretendon se po e ushtron pushtetin për të zbutur tensionet ndërmjet nacionaliteteve.

Së fundmi ai e ka nënshkruar një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe – akt që po ia rrezikon pozitën e kryeministrit.