Abazoviq për Ballkanin Perëndimor: Ose në BE ose një vrimë e zezë

Institucionet evropiane duhet të kuptojnë se Ballkani Perëndimor ka dy rrugë – të integrohet plotësisht në BE ose të mbetet një vrimë e zezë, që do të jetë një problem i madh për sigurinë në Evropë, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë pjesëmarrjes së tij në njw konferencë në Athinë tw organizuara nga “The Economist”.

– Mënyra e vetme për t’u përballur me ndikimin negativ nga Rusia apo çdo ndikim tjetër negativ të disa superfuqive është të kemi një ndikim pozitiv nga BE-ja. Dhe BE-ja duhet të ketë një ndikim pozitiv në vendet tona – tha Abazovic. (INA)