Abazoviq për Banjskën: E ka dëmtuar pozicionin e Serbisë – Kurti i kishte disa paralajmërime

ina-online
ina-online

15/11/2023

sh-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ngjarja në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, i ka shkaktuar dëm të madh Serbisë.

Abazoviqi tha se nuk e ka parë logjikën e aktit terrorist në Banjskë dhe se sipas tij, Beogradi ka pasoja politike për këtë.

“Mendoj se kjo e ka dëmtuar ndjeshëm besueshmërinë e pozicionit të Serbisë. Negociatat ishin mjaft të sforcuara dhe shumica e tyre theksuan se faji ishte i palës tjetër”, tha Abazoviq për Nova.rs, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Abazoviq foli edhe për paralajmërimet që kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte bërë për grupet kriminale në veri të Kosovës.

“Ai u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare se nuk ishte bashkëpunues. Ai ka shprehur qëndrimet e tij gjatë gjithë kohës, se aty mblidhen disa grupe kriminale, se kryhen disa veprimtari kriminale dhe se kanë probleme me njerëzit që pastrojnë para. Ai nuk foli për emra konkretë, por tha se kishte diçka dhe, më pas ndodhi kjo situatë”.

“Pas gjithçkaje që ndodhi, është e vështirë të thuash se ai kishte gabuar. Nuk po them se ai u referohej drejtpërdrejt atyre grupeve, por ai vazhdoi t’i kishte ato paralajmërime”, tha Abazoviq, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se serbët dhe shqiptarët duhet të përpiqen për pajtim, pasi sipas tij, gjithçka tjetër kanë provuar, përveç pajtimit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli

Pse Pacolli është irrituar me mediat shqiptare?

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

radojcic milan

Konfiskohet një anije me shpejtësi të madhe e Radojiçiqit, ishte fshehur në depon e Radule Stevic

kqz-kosove

Partia politike “Srpska Demokratija”, regjistrohet zyrtarisht në Kosovë

Liridona ademaj

Përse e vrau Naimi gruan e tij? Gazetari zbulon pistat e hetimit: Ka qenë person i fuqishëm

sali mustafa

Më 14 dhjetor shqiptohet aktgjykimi i Apelit për Salih Mustafën

Liridona ademaj

Vrasja e Liridonës, avokati hedh dyshime të forta: Naimi mund të jetë i përfshirë në një tjetër krim të rëndë

IMG_6974

Pse e vrau Liridonën? Babai i Naim Murselit: Pyetje 1 milion dollarëshe! Ndoshta është kërcënuar nga politika ose…

tome-gashi

Sa vite burg mund të dënohet Naim Murseli? Avokati zbulon 2 skenaret që do të përdorë 33-vjeçari për t’u mbrojtur

INFO

NA NDIQ