Abazoviq: “Shqiptarët kurrë s’kanë qenë më mirë, koalicioni ynë, shtylla kryesore e qeverisë së ardhshme

Picture of ina-online
ina-online

11/06/2023

Mali i Zi po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Dritan Abazoviq.

Abazoviq është i bindur se partia që drejton ka dhënë kontribut të madh për vendin dhe se duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Ai se është herët të flitet nëse do të jetë sërish pjesë e kabinetit qeveritar, si kryeministër apo ministër, pasi votimi ende po vazhdon.
Megjithatë, kreu i lëvizjes qytetare, URA, u shpreh i bindur që koalicioni i tyre do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhshme në Malin e Zi.

“Mendoj se është herët me fol, por jam i bindur se koalicioni jonë do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhme. Çfarë nënkupton ajo, do ta shohim në javët e ardhshme”, pohoi ai.

Abazoviq më tej deklaroi se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më mirë sesa tani dhe se kurrë nuk kanë pasur përfaqësim më të madh sesa tani në qeveri apo në institucionet e ndryshme.

Deri në orën 15:00 votuan 35.1 për qind e votuesve ose rreth 190.750 qytetarë, njoftoi Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT).

Këto janë zgjedhjet e treta brenda nëntë muajve dhe të parat pa Milo Gjukanoviqin si lider të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), i cili pas tri dekadash është tërhequr pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka pësuar humbje nga kandidati i lëvizjes, “Evropa Tani”, Jakov Millatoviq.

TË FUNDIT
54 minuta
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
9 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
14 orë
Taravari: Po vjen koha e profesionistëve! Po vjen koha që të respektohet aftësia e secilit!
17 orë
Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë "kulaçi qeveritar"?
17 orë
Në gjimnazin e Ohrit nuk ka paralele në shqip

ME TE LEXUARA

22 orë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin
22 orë
Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja
22 orë
Ministria e Arsimit injoron me zero denarë dy universitetet shqiptare për zhvillimin e resurseve laboratoroike
22 orë
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
17 orë
Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

LEXO MË SHUMË

KFOR KS

Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

arben taravari

Taravari: Po vjen koha e profesionistëve! Po vjen koha që të respektohet aftësia e secilit!

vmro vlen

Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë “kulaçi qeveritar”?

shkolle klase

Në gjimnazin e Ohrit nuk ka paralele në shqip

kurti liz allen alen

Kurti: SHBA – aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

kina

Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

gordana siljanovska

Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit

universiteti-i-tetoves-UT

Ministria e Arsimit injoron me zero denarë dy universitetet shqiptare për zhvillimin e resurseve laboratoroike

INFO

NA NDIQ