Abazoviqi kërcënohet me jetë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është kërcënuar me jetë.

Mediat vendase raportojnë se kreu i qeverisë malazeze ka kërkuar nga drejtuesit e policisë publike dhe sekrete që të hetojnë kërcënimet që ka marrë për shkak të arrestimit të oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.

Abazoviqi ndër të tjera ka thënë për mediat se ka kërkuar mbledhjen e informacioneve, duke deklaruar tutje se grupet e afërta me një oficer të arrestuar së fundmi po planifikojnë një lloj hakmarrjeje.

Pak ditë më parë kryeministri i Malit të Zi, tha në kuvend se nuk do të japë dorëheqje, transmeton Klankosova.tv.