Abdixhiku: Kurti s’e bën dot Kosovën shtet evropian

Picture of ina-online
ina-online

29/06/2023

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vlerëson se “Kosova s’ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht”.

Abdixhiku për këtë e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe “grupin e tij ideologjik nga Tirana”.
Kreu i LDK-së ka thënë se derisa Kosova po e humb përkrahjen ndërkombëtare, Serbia “s’ka pasur kurrë më tepë përkrahje ndërkombëtare se sot”.

“Albin Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Ai, grupi i tij ideologjik nga Tirana, analistët e paguar e mediat e pushtetit janë në misionin e tyre ultim të përplasjes përfundimtare të shtetit. Në sinkron, i pari na dërgon drejt përplasjes, të dytit e bëjnë këtë çmenduri të duket bukur. E vërteta është e trishtë. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk kanë pasur kurrë më shumë përkrahje ndërkombëtare se sa sot. Ata po fitojnë. Ne po humbasim. Kauza e tyre e autonomisë territoriale në Kosovë po merr formë teksa ne mjaftohemi me të drejtën tonë në përballje me gjithë botën. Kosova ka një rrugë të re. Një që e dërgon shoqërinë tonë, gjeneratat e tashme e të ardhme drejt familjes euroatlantike. Një që fiton përballë Serbisë brenda e ndërkombëtarisht pa dallim. Kjo rrugë nuk ka Albin Kurtin në të. Këtë rrugë duhet ta bëjmë ne”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku ka thënë se në ditët në vijim do “ta prezantojë planin e LDK-së për kapërcimin e izolimit e krizës”.
“Për këtë rrugë na duhet ndihma e të gjithëve. E atyre që besojnë në Republikën, në rrugëtimin euroatlantik e në fundamentet bazike të kësaj shoqërie. Prandaj, gjatë ditëve në vijim, do të ftoj akterë të shoqërisë civile, akademisë, sektorit privat, mërgatës, mediave e opinionistëve, partive politike, shqiptarëve në rajon e miqve të Kosovës nëpër botë për të ndërtuar rrugën e vërtetë. Do t’u prezantojë dhe planin e LDK-së për kapërcimin e izolimit e krizës. Në këto takime do të kërkoj mbështetje për ndërtimin e masës kritike e zërit alternativ që bota perëndimore duhet ta dëgjojë nga ne tani. Vendi ynë ka një të ardhme ndryshe nga çfarë na projektohet sot. Kosova mundet më mirë. Kosova meriton më shumë”, ka shkruar Abdixhiku.

TË FUNDIT
2 orë
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
12 orë
Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët
16 orë
Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)
19 orë
VIDEO/ “Oh zot”- Gruaja e Faton Hajrizit me një reagim prekës për vrasjen e tij
21 orë
Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Misteri i vrasjes në Serbi, autori ende në arrati – dyshimet te vëllezërit Hajrizi
1 ditë
Haziri: Me Trumpin kthehet marrëveshja e 3 shtatorit 2020, kjo e pret Kosovën
1 ditë
Gruaja e Blerim Ramadanit flet për arrestimin e tij: Ja si ndodhi arrestimi nga policia e Maqedonisë së Veriut
22 orë
Osmani takon kryeministrin e Holandës, diskutojnë për forcimin e partneritetit
21 orë
Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë

LEXO MË SHUMË

faton hajrizi

Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua

ganimete musliu

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

fatoni blogerja

Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)

faton hajrizi

VIDEO/ “Oh zot”- Gruaja e Faton Hajrizit me një reagim prekës për vrasjen e tij

ardita sinani ragmi mustafa

Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë

vjosa Osmani

Osmani takon kryeministrin e Holandës, diskutojnë për forcimin e partneritetit

gruaja blerim ramadanit

Gruaja e Blerim Ramadanit flet për arrestimin e tij: Ja si ndodhi arrestimi nga policia e Maqedonisë së Veriut

lutfi haziri

Haziri: Me Trumpin kthehet marrëveshja e 3 shtatorit 2020, kjo e pret Kosovën

artan-dhe-faton-hajrizi

Misteri i vrasjes në Serbi, autori ende në arrati – dyshimet te vëllezërit Hajrizi

INFO

NA NDIQ