Abdixhiku: Nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar, por jemi rritur për plot 70.000 vota

Picture of INA
INA

03/03/2025

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentua rezultatet e fundit të votave nga mërgata. Në një postim falënderues, ai ka thënë se LDK-ja është rritur për plot 70 mijë vota. Por, nuk e morën rezultatin e dëshiruar. Ai ka shkruar se përgjegjësia është e tij.

Postimi i Abdixhikut:

Ju faleminderit mërgatë!

Tani që numërimi i votave nga mërgata po i afrohet fundit, e kemi të qartë dhe fotografinë finale të zgjedhjeve tona.

Jo, nuk arritëm rezultatin e menduar.

Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë!

Por, po, jemi rritur!

Dhe atë për plot 70 mijë vota! Si kurrë më parë!

Për plot 7 deputetë më shumë!

Prandaj kokën lartë.

Rënia, ajo katastrofalja, është e shpejtë! Shpeshherë dhe fatale. Ringritja, ajo e vështira, është e ngadaltë. Kërkon punë dhe punë shumë!

Punë e shpresë dhamë. Po bëhemi, sërish, adresë e 180 mijë qytetarëve tanë. Ecëm drejtë, ecëm mbarë. Mangu asgjë. Do të sillemi me plot dinjitet në gjithë rrugëtimin tonë përpara. LDK, si partia me rritjen më të madhe në këto zgjedhje, ka kthyer tashmë votuesin e vet. Koha të shkojmë përtej kësaj. Do të shkojmë!

Dritë do të ketë!

Faleminderit gjithë atyre që na besuat. Në veçanti, faleminderit mërgatës sonë që na dhatë kaq mbështetje. Asgjë befasuese.

Së shpejti, pas certifikimit të rezultateve, do të nisi TURNEUN E FALËNDERIMIT. Sepse ju kam premtuar! Ju kam dhënë fjalën se nuk do të shihemi vetëm në zgjedhje. Do të takoj gjithë ata që u rreshtuan në thirrjen time për ndryshim. Këtë herë nuk ishim mjaft. Por u bëmë më shumë. Do të bëhemi dhe më shumë!

TË FUNDIT

Paga neto në janar 43.050 denarë

Të përgjigjen gjyqtarët dhe prokurorët të cilët e kanë penguar drejtësinë për shumë raste, kërkoi iniciativa e re “Zero” nga Tetova

Trump thotë se SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale

Të hënën do të protestohet në Tetovë për djegien e Spitalit Modular!

Nikoloski: Kontrolle të mëdha të licencave, mbi 640 kontrrolle – 97 subjekte juridike nuk plotësojnë kushtet ligjore

Policia Financiare me kontrolle në klubet e natës: Aksionet fokusohen në identifikimin e mashtrimeve financiare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË