Abdixhiku skeptik për rrugën Prizren-Tetovë të planifikuar nga Kurti: Muhabetet s’kushtojnë

INA
INA

14 Gusht, 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vizitës së kryeminsrit Albin Kurti në Tetovë dhe planit për ndërtimin e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se për tre vite qeverisje qeveria aktuale nuk e ka përmbyllur asnjë rrugë të vetme në gjithë Kosovën

Sipas kreut të LDK-së, Projekti i vetëm i madh kapital që ndodhë sot në vend është ai i ‘Rrugës A’ në Kryeqytet.

Kurse rrugën e planifikuar Prizren-Tetovë Abdixhiku e quajti vetëm si “muhabet” që nuk kushton.

Postimi i plotë:

RRUGËT QË S’U BËNË DHE RRUGA E RE

Po e përmbyllin vitin e tretë në Qeveri, por s’kanë përmbyllur dot një rrugë të vetme në gjithë Kosovën.

As atë për Mitrovicë, as atë për Podujevë, as për Pejë, as për Gjilan e as për Gjakovë. Qytete të tëra të lëna në harresë tash e tre vjet! Qytetarë të tërë të maltretuar për çdo ditë.

Projekti i vetëm i madh kapital që ndodhë sot në vend është ai i ‘Rrugës A’ në Kryeqytet; aty ku Qeveria qendrore – fatmirësisht – nuk ka asnjë rol.

Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren – Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot.

Të zënë me organizimin e protestave për mbështetje ndaj vetes – merreni me mend – të fiksuar me diskutime ndaj të shkuarës, të angazhuar në ndarje, sharje e përçarje – pra në thatësi politike – kjo Qeveri nuk ka mundur të bëjnë as edhe një hap të vetëm në zhvillimin infrastrukturor të Kosovës.

Në programin e ‘Rrugës së Re’ të gjitha projektet kapitale për qytetet e mëdha në vend do të përfundojnë brenda 30 muajve. Aq kohë duhet. Aq kohë do të marrin. Aq kohë do të kenë. Dhe, natyrisht, jo me çmime absurde 12-13 milionëshe për kilometër, edhe më pak me aneks marrëveshje që falnin nga 54 milionë, por me kujdes ndaj parasë publike e pa ngarkesë buxhetore që paralizojnë sektorë të tjerë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj pas takimit me Osmanin: Rreziku është prezent, të bashkëpunojmë me aleatët për të shpëtuar jetë

Screenshot_2023-09-27-12-57-46-259-edit_com.facebook.katana

Ministri Shveçla jep detaje të reja nga aksioni. Ja kush është njëri nga të vrarët

dacic

Daçiq “nuk e di” nëse Radoiçiq është në videon që nxori Sveçla

jusuf buxhovi

Mashtrimi i “konfliktit të grirë” me Serbinë dhe modeli i Donbasit?

besnik bislimi albin kurti

Kurti flet për skenarin serb në Veri të Kosovës

Afrim Bunjaku

Qeveria jep 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

shaip-kamberi

Kamberi – Vuçiqit: T’i vrasim 100 për 1 është autorësi e juaja

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë sot do të vendosë për evidencën në regjistrat amë

azem-vllasi

Azem Vllasi zbulon emrin se kush e vendosi momentin e aksionit në Banjskë

INFO

NA NDIQ