Sot në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, u prezantuan shkeljet stature dhe ligjore në të ashtuquajturin Kuvend i Partisë që u mbajt më 10 shkurt 2024 në Shkup.
Përfaqësuesi ligjor i Aleancës për Shqiptarët, Abidin Abduli theksoi se Kuvendi i mbajtur më 10 shkurt, përveç se është jolegjitim, ai ngërthen edhe shumë elemente të veprave penale.
“Në proceverbalin e Kongresit i cili është mbajtur më 27 mars 2022 nga kuvendarët e zgjedhur në atë kongres, pastaj nga kuvendarët e zgjedhur më 17 shtator 2022 dhe më 21 janar të vitit 2023, rezulton se shumica e kuvendarëve të regjistruar nuk kanë marrë pjesë në atë kuvend. Unë, para jush, kam deklaratat e dhëna në noter nga 70 kuvendarë të regjistruar të cilët deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë në Kuvendin e mbajtur më 10 shkurt të këtij viti. Me këtë mund të konstatojmë se Kuvendi i mbajtur më 10 shkurt nuk ka pasur 2/3 e mjaftueshme për të thirrë Kongres më 18 shkurt dhe Kuvendi i mbajtur më 10 shkurt nuk ka pasur as gjysmën e kuvendarëve të regjistruar, kështu që ai Kuvend është jolegjitim dhe i falsifikuar”, tha përfaqësuesi ligjor i Aleancës për Shqiptarët, Abidin Abduli.
Avokati Abidin Abduli, që sot ishte prezent në konferencën për shtyp nga krahu i Taravarit në ASH thonë se kanë shqyrtuar lëndë në Gjykatën Themelore të Tetovës dhe se sipas tyre, rezulton se Kuvendi i mbajtur më 10 shkurt nga krahu i Ziadin Selës në ASH, del që është jolegjitim dhe i falsifikuar, përcjell TV21. Abduli thotë se mbledhja e Kuvendit nga Sela ka edhe elemente për vepra penale.
“Në proces verbalin e Kongresit që është mbajtur më 27 mars 2022, nga kuvendarët e zgjedhur në atë Kongres, pastaj nga kuvendarët e zgjedhur më 17 shtator 2022 dhe me 21 janar të vitit 2023, rezulton se shumica e kuvendarëve të regjistruar nuk kanë marrë pjesë në atë Kuvend. Unë para jush kam deklaratat të dhëna në noter, nga 70 kuvendarë të regjistruar, të cilët deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë në Kuvendin e mbajtur me 10 shkurt të këtij viti i thirrur nga kryetari i Kuvendit”, tha mes tjerash Abduli.