Abdyfetai dhe çmimi që ka liria

INA
INA

30/05/2023

Urim Saliu

Regjimi kishte arritur kulmin.Ose të vazhdonte të mbante përmes” la familia ” ditët e numëruara të qeverisjes mes skandalesh që u dëgjuan në të ashtëquajtura bombat e Zaevit,ose në fund të këtij regjimi të përgatiste një skenar gjakatar që përmes kokës së disa politikanëve tua merrte jetën atyre si në kohën e mesjetës, të thyente dyert e ekzekutivit dhe me forcë të mbaronte atë që ishte mësuar prej vitesh t’a bënte përmes pushtetit më të korruptuar ndonjëherë dhe më të ashpër njëkohësisht për të shpërqendruar vëmendjen.

Dhe kur turma hyri në Parlament kërkonte koka politikanësh jo sepse ata që kryenin këtë akt e kishin paramenduar por sepse ishin të nxitur e manipuluar nga ata që këtë turmë e kishin mbajtur me ndonjë kaçik dhe tani duhej bërë mish për top që mos prekeshin ata që kishin mbajtur pushtetin por të realizonin skenarin e tyre.
Pastaj u gjakosën Zaev e të tjerë por ishte Sela ai që do e paguante shtrenjtë këtë çmim ,për pak edhe me jetën e tij që një fije peri e ndante nga vdekja.
Ato skena të rrahjes nuk do t’i harrojë askush asnjëherë .

Ai që e shpëtoi atë nga aky likuidim e paguajti më pas kaq shtrenjtë me lirinë e tij në vend që të merrte dekorata për atë akt burrërorë.
Sot pas kaq vitesh ,ai u lirua .Sapo doli nga hekurat shikoji qiellin,me mallëngjim të thellë belbëzoji fjalët e një njeriu të vuajtur :Liria nuk ka çmim.
Abdulfeta Alimi pa pikën e fajit qëndroi pas hekurave sepse kishte shpëtuar një njeri që ishin sulur të gjithë t’a vrisnin dhe në këtë vend të shpëtosh dikë nga vdekja duhet t’a paguash me burg.

Abdulfeta Alimi paguajti këtë çmim të madh por sapo doli me gjithë ato thinja,gjithë atë mllef ,gjithë atë makth kërkoi lirimin e të tjerëve.Ai e di se çfarë është ai vend i mjerueshëm dhe e di më mirë se çdonjëri nga ne se sa keq është kur pa pikë faji dikush që pret fate njerëzish veshur me kostumin e gjykatës të dërgon në humnerë .

Shpëtimtari i Selës është i lirë .Koha në burg u ndal për të dhe thinjat e tij tregonin se eksperimenti me njerëz funksionon këtu si askund tjetër.
Ai doli pa e ditur kurrë përse duhej të rrinte në errësirën e një burgu mesjetar ,pa kushte,dhoma me myshkt dhe dritare të vogla prej hekurash vetëm për të parë atë pak diell Lirie,atë ajër që nuk mbush mushkëritë.
U lirua por shumë si ai janë akoma në atë vend të akullt e të trishtë që paguajnë me jetën e tyre të bëmat e dikujt tjetër.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KALOSH-CELIKU

SHKUPI I MBULUAR ME FEREXHEZEZA

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

Ridvan Ismaili

Kush e ka besuar se…

Arben Fetai

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

zgjedhje-22333-800x445

Si kanë votuar shqiptarët në 10 vitet e fundit në Maqedoni? (ANALIZË)

ben blushi

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

furkan arrestimi

Si u bë gazetari Furkan Saliu shënjestër e dezinformatave dhe propagandës në media?

arsim zekolli2

Debatet televizive zbuluan ndërlidhjen e nëntokave mes Maqedonisë shqiptare dhe Kosovës

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

INFO

NA NDIQ