Abdylfeta Alimi del nga burgu: “Liria është e shtrenjtë”

INA
INA

30/05/2023

Sot përfundimisht doli nga burgu Abdylfeta Alimi, i dënuar me 6 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit.

Në dalje të burgut Alimi tha se liria është e shtrenjtë, megjithatë u shpreh i shqetësuar për shokët që ka lënë në burg, për të cilët tha se njëjtë si ai janë të pafajshëm. Në dalje të burgut ai u prit nga familjarët e tij të ngushtë. I pranishëm ishte dhe ish kryetari i ASH-së Zijadin Sela.

“Me shëndet jam mirë, falënderoj familjen bashkëfshatarët, gjithë shqiptarët anë e mban e sidomos mikun tim Zijadin Sela që më ka ndej mbrapa në çdo moment. Ju falënderoj dhe juve mediave që më keni përkrah. Liria është e shtrenjtë, kam kaluar shumë kohë këtu. Vitet këtu nuk ishin të lehta por me ndihmën e Zotit i kaluam, mos e s’provovt Zoti askënd”, tha Alimi.

Ndërkohë Sela edhe njëherë ri-përsëriti se Abdylfetait i ka borxh jetën dhe se ai tanimë është vëllai i tij.

“Kam thënë se më është shtua një mik, një vëlla, një anëtar i familjes, që nga 27 prilli. Sot ndihme si një anëtar i familjes, ndjehem i lirë ashtu siç ndjehet Fetai. Unë sot e quaj një nga ditët normale, të cilën gjatë kohë nuk e kam parë. Ndjehem dhe krenarë me pamposhtësinë dhe burrërinë e Fetait, ky burrë nuk u përul kurrë”, tha Sela.

Ndërkohë djali i Abdylfetait tha se njëkohësisht ndjehet i lumtur por dhe i emocionuar. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

INFO

NA NDIQ