Abetarja e unifikuar shqiptare do vijë edhe në Maqedoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur sot se abetarja e unifikuar do të përdoret në të gjitha trojet shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në mbledhjen ne përbashkët me qeverinë e Kosovës, Rama ka thënë se ka biseduar me përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoni dhe se kjo abetare do të shpërndahet edhe atje.

Gjithashtu ai ka njoftuar se abetarja e gjuhës shqipe do të shpërndahet në Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.

Në të ardhmen e afërt ky tekst i përbashkët do të jetë i vetmi që do të përdoret nga nxënësit e klasave të para për të mësuar shkrim e këndim.(INA)