Açka: Nëse qeveria s’i vë gishtin kokës dhe të ulet me kuksianët, përshkallëzim situate

0

Shkrimtarja Flutura Açka në një lidhje me Skype nga Holanda për “360 Gradë” në Ora News thotë se nëse qeveria nuk “vë gishtin kokës”, situata pas protestës në Rrugën e Kombit mund të përshkallëzohet.

Açka: Në rast se qeveria nuk i vë gishtin kokës dhe të ulet me banorët do të ketë përshkallëzime. Aq më shumë nëse opozita do të jetë në një tonalitet me protestuesit besoj do të ketë përshkallëzime.

Kam përshtypjen se Rama ka kohë që është shkëputur nga realiteti. Duke qenë i brezit tim, duke qenë në të njëjtën aspiratë, duke qenë se ka jetuar edhe në diktaturë edhe në demokraci, ndoshta do të ishte një balancë shumë e mirë. Kjo qeverisje dhe qeverisjet shqiptare, kanë një lloj arrogance, ndoshta komoditeti, pushteti. Nuk e di çfarë i bën këta lloj njerëzish të shkëputen nga realiteti.