Këngëtarja Adelina Tahiri ka qenë kryetemë e medieve rozë javët e fundit.Pas martesës me milionerin maqedonas, këngëtarja është në pritje të fëmijës së parë.
Ajo madje ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës, e që është djalë dhe tashmë ka filluar edhe blerjet për të.
Adelina i ka bërë të shpeshta paraqitjet publike pas lajmit për bebe dhe së fundi publikoi një selfie me të cilën tregoi se sa i është fryrë barku.
Tash e një kohë, këngëtarja ka lënë pas angazhimet në muzikë, duke u përkushtuar tërësisht në jetën private.