Adem Karaga dorëhiqet nga posti i drejtorit të Teatrit Shqiptar Shkup

Picture of INA
INA

01/07/2024

Aktori Adem Karaga nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka njoftuar se është dorëhequr nga posti i drejtorit të Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Nuk zbulon arsyet se pse jep dorëheqje, por bëri të ditur se beson se ia ka arritur qëllimit për të cilin e ka marrë këtë post – të jetë strofull frymëzimi, lirie, krijimtarie dhe guximi.

 
Më tej bëri të ditur se m këtë vendim “nuk është duke i ndarë rrugët, sepse teatri do të vazhdojë të jetë shtëpia e tij amë”.

Andaj, përfundoi duke thënë se me këtë njoftim dëshiron të thotë mirëupafshim, dhe jo lamtumirë.

Njoftimi i plotë:

I dashur publik i Teatrit Shqiptar Shkup,

të dashur/a kolegë dhe kolege, bashkëpuntorë/e, dhe dashamirë/e të këtij tempulli tonit,

Ju njoftoj se para tetë ditësh kam dorëzuar dorëheqjen time nga pozita e drejtorit të këtij institucitucioni të shenjtë për mua.

Jam përpjekur me gjithë qenien, dashurinë dhe përkushtimin tim të krijoj kushte dinjitoze dhe atmosferë pune, që kjo hapësirë e jona, të jetë strofull e sigurt frymëzimi, lirie, krijimtarie dhe guximi artistik që sjell para publikut repertor cilësor, i cili shkon përtej të qenit vetëm pasqyrë dhe ballafaqim, po shërben si nxitje, si shtysë për reflektim dhe veprim. Besoj se, bashkë, ja dolëm të krijojmë një gjë të tillë.

Juve bashkëpuntorëve, ju përkulem dhe ju falem’nderit për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin gjatë gjithë këtyre viteve. Kemi rrugëtuar së bashku dhe jemi rritur në aspekt profesional, artistik dhe njerzor.

Mirënjohje pafund! Jam krenar për gjërat e mëdha që i’a dolëm të bëjmë, edhe përskaj vështirësive.

Nuk jemi duke i ndarë rrugët. Teatri vazhdon të jetë shtëpia ime amë. Thjeshtë do ec dhe kontribuoj përmes shtigjeve tjera, në skenë, në rolin e aktorit.

Andaj, jo lamtumirë, po mirupafshim.

Ishte nder, përgjegjësi dhe kënaqësi e jashtzakonshme të udhëheq me Teatrin Shqiptar në Shkup.

# rrnoft teatri

I juaji,

Adem Karaga

TË FUNDIT
6 minuta
Shaqiri: Koalicioni Evropian asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar për ish-ushtarët e UÇK-së
8 minuta
Mickoski takohet me Vuçiqin: Të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin mes dyja vendeve
13 minuta
I punësuari në një bastore sportive në Tetovë e vodhi xhiron ditore, policia e arreston
15 minuta
Djali dhe reja sulmojnë prindërit në një fshat të Tetovës
17 minuta
BDI: I gabuar dhe i dëmshëm vendimi i Qeverisë kundër tunelit të Korridorit 8 në aksin Gostivar – Bukojq

ME TE LEXUARA

1 ditë
VLEN: Hajdutëria sinonim i BDI-së - Qeverisja e tyre mbi 20 vjeçare është drejtpërdrejt fajtor për eksodin e të rinjve shqiptarë
8 minuta
Mickoski takohet me Vuçiqin: Të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin mes dyja vendeve
20 orë
Profesori kumanovar, Astrit Iseni do të jetë zv/ministër në MPB
3 orë
Kurti reagon për ndalimin e ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Qeveria çoi në Kuvend listën e zëvendësministrave, këto janë emrat?
6 minuta
Shaqiri: Koalicioni Evropian asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar për ish-ushtarët e UÇK-së

LEXO MË SHUMË

rijad shaqiri

Shaqiri: Koalicioni Evropian asnjëherë nuk kanë qenë të interesuar për ish-ushtarët e UÇK-së

mickoski-2

Mickoski takohet me Vuçiqin: Të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin mes dyja vendeve

baste bastore

I punësuari në një bastore sportive në Tetovë e vodhi xhiron ditore, policia e arreston

policia-tetoves-spb-mpb

Djali dhe reja sulmojnë prindërit në një fshat të Tetovës

BDI selia

BDI: I gabuar dhe i dëmshëm vendimi i Qeverisë kundër tunelit të Korridorit 8 në aksin Gostivar – Bukojq

gashi

Gashi takohet me përfaqësuesit e Zyrës së DCAF në Shkup

mexhiti

Mexhiti dhe Mickoski në Londër u takuan me Zelenskin

rijad shaqiri

https://tv21.tv/vlen-i-pergjigjet-frontit-europian-shaqiri-koalicioni-europian-asnjehere-nuk-kane-qene-te-interesuar-per-ish-ushtaret-e-uck-se/

Saranda Imeri1

Imeri: Koalicioni VLEN siguron 30 milionë euro për komunat shqiptare

INFO

NA NDIQ