Ademi: E qartë është detyra, ndryshimi i Kushtetutës! Qeveria në ikje ka pasur qasje të sinqertë për këtë

Picture of INA
INA

04/06/2024

Në konferencën e sotme të organizuar për Ditën e Europës, Arbër Ademi nga BDI tha se gati 50 për qind e legjislativit tonë është harmonizuar me atë të BE-së, shkruan TV21. Ademi tha se është e qartë detyra dhe se nuk duhet ta gënjejmë vetveten me gjëra tjera, vendi duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. “Të mos angazhohemi për BE-në vetëm deklarativisht. Detyra është e qartë. Ndryshimi i Kushtetutës. Tani dëgjoj politikanë që thonë, që angazhoheshin për ndryshime kushtetuese para zgjedhjeve. Tani thonë t’i presim zgjedhjet në Bullgari, në Europë, tani në SHBA, pas asaj t’i presim zgjedhjet në Francë, ky cikël është “never ending”. Mendoj se qasje të sinqertë dhe jo vetëm deklarativ kemi pasur nga qeveria aktuale, sepse ende është aktuale, mund të themi në ikje. Kemi pasur propozim të dorëzuar për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, u shter debati për nevojën për ndryshimet kushtetuese, por gjithsesi them do ta gënjejmë vetveten, qytetarët, fëmijët tanë, të rinjtë, nëse flasim për diçka tjetër dhe nuk flasim për detyrimin konkret prej të cilës varet hapja e klasterëve dhe kapitujve”, deklaroi Ademi./tv21.tv

https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1623502921820722/?ref=embed_video

TË FUNDIT

Ahmeti: Hajde t’i kapim hajdutët

Gani Geci: Tmerri i tmerrit është për ata që, për interesa politike, mundohen ta zbehin Epopenë e UÇK-së dhe festën e Pavarësisë së Kosovës

Ndërtesë 600 mln euro në Dubai/ Zaev demanton Gruevskin: Sa i çmendur duhet të jetë një njeri

Kush janë figurat historike të PDK-së që po rrezikojnë të mos zgjedhen deputet?

Ziberi: Të burgosurit kanë nevojë për kujdes të përhershëm shëndetësor

Zbulohet letra që Gjesti i shkroi ish-të dashurës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË