Ademi: LSDM do të ketë më shumë shqiptarë në listat për deputetë, sërish do të marrim vota

0

Ministri i diasporës nga radhët e LSDM-së, Edmond Ademi ka theksuar se partia e tyre do të ketë më shumë shqiptarë në listat për deputetë. Ai këtë e ka theksuar në intervistën për TV21.

“Akoma është herët, por jam i sigurt se LSDM në listat për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit do të ketë më shumë shqiptarë. Kur do të vij koha do ti publikojmë”, theksoi Ademi. Kjo parti momentalisht në Kuvend ka tre deputetë shqiptarë: Muhamed Zekiri, Gjylymsere Kasapi dhe Agim Murtezani, përcjellë INA. Edmond Ademi theksoi më tej se LSDM edhe në zgjedhjet e 12 prillit do të marrë shumë vota të shqiptarëve, për shkak se kanë përmirësuar jetën e qytetarëve. “Bëhet fjalë për fakte dhe argument për atë që kemi bërë për këto dy vite e gjysëm. Çdo qytetar në RMV dhe shqiptarët kanë nevoja ekonomike, sociale që të bëjnë ndryshime thelbësore. LSDM rriti rrogat aq sa mundi, asistencën sociale dhe të tjera”, theksoi ministri Ademi. (INA)