Ademi: Mickoski le të shohë përreth, oligarkët e VMRO-së dhe LSDM-së janë pasqyrë e korrupsionit në vend

Picture of INA
INA

08/10/2025

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Hristijan Mickoski për korrupsion ndaj zyrtarëve të BDI-së, duke theksuar se realiteti ekonomik në Maqedoninë e Veriut flet ndryshe dhe se “pasuria e vendit është përqendruar në duart e disa oligarkëve të krijuar nga proceset kriminale të privatizimit”.

“Sot, pasuria e dhjetë njerëzve më të pasur në Maqedoni, të gjithë të etnisë maqedonase, kap shifrën prej 3.24 miliardë eurosh. Shumica prej tyre janë pronarë kompanish që kanë dalë nga procesi i privatizimit – ai proces kriminal përmes të cilit perandoritë e tyre u krijuan duke zhvatur pasuritë publike shtetërore”, deklaroi Ademi.

Sipas tij, shtatë nga dhjetë kompanitë më të fuqishme në vend janë produkt i drejtpërdrejtë i atij procesi të errët që shënoi fillimin e kapjes ekonomike të shtetit. “Kur flasim për korrupsion dhe zhvatje të pasurisë publike, është e udhës të fillojmë pikërisht nga këta njerëz që zotërojnë gjysmën e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut”, theksoi ai. Ademi u shpreh se Mickoski nuk mund të flasë për korrupsion pa e parë realitetin që e rrethon. “Nëse kthehet djathtas, do t’i shohë oligarkët e krijuar gjatë periudhës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së; nëse kthehet majtas, do t’i shohë po ashtu oligarkët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. E nëse shikon drejt, do ta shohë vetveten të reflektuar në pasqyrën e veturës luksoze që e vozit në emër të popullit”, tha ai me ironi.

Sipas Ademit, “ata që kanë çelësat e veturave Maybach dhe Mercedes janë po të njëjtit që i kanë dhënë kryeministrit Mickoski çelësat e pushtetit për të qeverisur me vendin. Pra, janë oligarkët.” Nënkryetari i BDI-së theksoi se qëndrimi i partisë është parimor dhe i pandryshueshëm: kërkohet veting i plotë për procesin e privatizimit, të cilin ai e cilësoi si “një nga proceset më kriminale dhe më kontraverse të zhvatjes së pasurisë publike në vend”.

“Është e udhës që, po të kthehemi majtas e djathtas, të shohim oligarkët që kanë keqpërdorur pasurinë publike për t’u pasuruar personalisht – dhe që sot diktojnë jo vetëm ekonominë e vendit, por edhe politikën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, përfundoi Ademi.

TË FUNDIT

Serbia bllokoi mjetet financiare të Kosovës për shqiptarët e Luginës – kërkohet reagim urgjent i BE-së

Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror

Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një…

Xhensila Myrtezaj u bën “diss” ish-partnereve të Ledrit

ME TE LEXUARA

1

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një...

LEXO MË SHUMË