Ademi: Përmirësim i dukshëm i rezultateve të testimit PISA 2018

0

Në rang listën zyrtare të shteteve, Republika e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 62-të sipas rezultateve nga shkencat natyrore, në vendin e 66 për nga leximi me të kuptuar dhe në vendin e 67-të sipas rezultateve të matematikës. Duke i krahasuar këta pozicione me ato të vitin 2015, ministri Ademi tregoi se Maqedonia ka qenë në vendin e 68-të për nga rezultati i matematikës dhe në vendin e 69-të për nga rezultatet e shkencave natyrore dhe të lexuarit.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka prezantuar rezultatet e testimit PISA që u zbatua vitin e kaluar e, ku Maqedonia ishte njëra nga 79 shtetet e kyçura që procesin e kontrollit të njohurive me të cilat posedojnë nxënësit e moshës 15 vjeçare. Testimin PISA zbatohet nga OECD-ja (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) dhe përmes këtij studimi kontrollohet niveli i arsimimit të në fushën e gjuhës, matematikës dhe shkencave natyrore. Maqedonia, deri më tani ka marrë pjesë në tri testime PISA, edhe atë në vitin 2000, 2015 dhe në vitin 2018.
”Rezultatet që i kemi arritur në testimin e fundit, janë më të mirat e aritura deri më tani, gjegjësisht janë përmirësuar ndjeshëm në krahasim me rezultatet që vendi yni i ka arritur në dy testimet tjera ku ka marrë pjesë”, pohoi ministri Ademi, ndërsa tha se nga vetë OECD-ja është konfirmuar se Maqedonia është në mesin e shteteve me kapërcimin me të larte të rezultateve, krahasuar me rezultatet e testimit të vitit 2015. Konkretisht, sikurse njoftoi ministri i Arsimit, në kontrollin e aftësive për të lexuarit me kuptim, që i kanë arritur nxënësit rezultatet janë përmirësuar për 41 pikë. Respektivisht, nëse në vitin 2015 nxënësit tanë kishin arritur 352 pikë, në testimet e vitin 2018 kanë arritur 393 pikë. Sa u takon rezultateve nga testimi i njohurive në shkencat natyrore është shënuar një rritje prej 29 pikë. Pra nëse në vitin 2015 kishim arritur 384 pikë, në vitin 2018 janë arritur 413 pikë. Ndërkaq, në testimet e njohurive nga matematika rezultatet janë përmirësuar për 23 pikë. Do me thënë, nga 371 pikë në 2015, në testimet e vitit 2018 nxënësit kanë arritur 394 pikë.