Ademi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Balancuesin godet shumicën e Badenterit

Picture of INA
INA

25/09/2024

Gjykata Kushtetuese shkon direkt në minimin e parimit Kushtetues, që quhet përfaqësim i drejtë dhe adekuat, thotë deputeti i BDI-së, Arbër Ademi

Ademi, “Daily Click” thotë se vendimi i kësaj gjykate për pezullimin e Balancuesit nuk është naiv, dhe se i njëjti rrezikon edhe Badenterin.

“Hapi tjetër i radhës, sipas kësaj logjike, do të duhej të ishte…të gabuar, të motivuar politikisht, as deputetët të mos deklarohen për përkatësinë e tyre etnike me rastin e kandidimit të tyre në zgjedhjet parlamentare, sepse edhe deputetët janë qytetarë. Nëse qytetarët gjatë procesit të punësimit, nuk do të duhej të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike, që nuk ka të bëjë këtu me Balancuesin, por është përtej Balancuesit, e në qoftë se edhe deputetët sipas kësaj logjike të mbrapsht nuk do të duhej të deklarojnë përkatësinë etnike, atëherë goditet edhe shumica e Badenterit, apo sjellja e ligjeve me shumicë të dyfishtë, ne nuk do ta dimë se cilët deputetë, cilës përkatësi etnike i takojnë”, theksoi Ademi.

Ademi tha se në këto 100-ditë Marrëveshja e Ohrit për më pak se 100 ditë, po goditet në të gjitha anët, me të gjitha mekanizmat.

“Pra, po kontestohet gjuha shqipe, e dini me sa mund dhe sa sakrificë kemi ardhur deri tek ky stad i zgjidhjes ligjore, e cila përmbyll atë pjesë normative të Marrëveshjes së Ohrit. Gjuha shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, flamuri kombëtar, asnjëherë nuk ka qenë çështje e kontestueshme, e debatueshme apo e kontestueshme, se a do të duhet në zyrën e një përfaqësuesi shqiptar të ketë apo jo flamur”, tha mes tjerash Ademi.

TË FUNDIT
2 minuta
Hapja e negociatave Shqipëri – BE/ Qeveria e RMV-së uron Shqipërinë
30 minuta
Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut
30 minuta
Dyftyrësia ka emër, BDI
54 minuta
VLEN nuk heq dorë nga Akademia Shqiptare, krerët e komunave takojnë përfaqësuesit e Akademisë (Video)
1 orë
Për një javë Dogana e Maqedonisë sekuestroi bizhuteri të arit, ilaçe, rroba e cigare

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mickoski, Mucunski, Murtezani dhe Toshkovski në samitin e Procesit të Berlinit
3 orë
Ahmeti: Lajm i jashtëzakonshëm nga Luksemburgu për Shqipërinë, shqiptarët dhe rajonin
1 ditë
“Assesi të zgjidhet mungesa me tekstet shkollore”
19 orë
Akademia e gjykatësve me drejtor të ri
1 ditë
Vazhdon sot gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

LEXO MË SHUMË

qeveria e maqedonise

Hapja e negociatave Shqipëri – BE/ Qeveria e RMV-së uron Shqipërinë

Carshia_turist Shkup

Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Adnan Azizi

Dyftyrësia ka emër, BDI

vlen-akademia-696x426

VLEN nuk heq dorë nga Akademia Shqiptare, krerët e komunave takojnë përfaqësuesit e Akademisë (Video)

dogana kufi maqedoni

Për një javë Dogana e Maqedonisë sekuestroi bizhuteri të arit, ilaçe, rroba e cigare

kende-lojerash-

Kontrolle të jashtëzakonshme në këndet e lojërave, 13 mbyllen përkohësisht, 32 dënohen me gjobë

ali ahmeti fronti

Ahmeti: Lajm i jashtëzakonshëm nga Luksemburgu për Shqipërinë, shqiptarët dhe rajonin

policia shkup naten mpb

Kumanovë/ 70-vjeçari dyshohet për abuzim seksual me një fëmijë 13-vjeçar, arrestohet dhe lihet sërish i lirë!

vmro-bdi

VMRO: BDI të ndalojë me manipulime

INFO

NA NDIQ