Aderime në Lëvizjen Besa në Likovë

0

“Sot, pjesë e familjes së Lëvizjes BESA, i’u bashkangjit Muharem Memedi nga Mateçi, Komuna e Likovës”, ka njoftuar kreu i kësaj partie Bilall Kasami. Nga kjo parti theksojnë se Muharemi ka mbaruar fakultetin e shkencave Islame dhe momentalisht është arsimtar në shkollën llore në Mateç. Rrjedh nga një familje patriotësh. Familja Memedi ka dy dëshmorë nga lufta e vitit 2001, vëllaun dhe djalin e xhaxhait të Muharemit. Kontributi i tij do ta forcojë edhe më shumë rrugëtimin tonë, drejt realizimit të plotë të idealit të shqiptarëve dhe sigurimit të një jete më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së
Maqedonisë së Veriut.