“Aditivët”, Dimitriovska akoma nuk ka dhënë dorëheqje / I është ndaluar shkuarja në punë dhe qasja deri te materialet e punës

Picture of INA
INA

25/04/2025

Tatjana Dimitrovska nuk ka dhënë akoma dorëheqje dhe as nuk është nisur procedurë zyrtare për shkarkimin e saj. Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend pret shkresë zyrtare nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit, për t’i informuar për njërën nga bazat mbi të cilat Dimitrovskës eventualisht do t’i ndërpritej funksioni.

Nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit nuk u përgjigjën në pyetjen nëse do të dërgojnë shkresë te Kuvendi për gjendjen e re të krijuar. Nga atje thonë se vazhdojnë punën si rregullisht në bazë të kompetencave.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në kuadër të kompetencave të tij, vazhdon të funksionojë rregullisht në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesave. Si institucion, ne mbetemi transparentë dhe të hapur ndaj publikut dhe ndaj bashkëpunimit me autoritetet kompetente”, njoftojnë nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas ligjit për parandalimin e korrupsionit, mandati i kryetares së Antikorrupsionit i pushon nëse jep dorëheqje, nëse humb aftësinë për punë, nëse dënohet me vendim të plotfuqishëm për vepër penale me dënim pa kusht prej të paktën gjashtë muajsh burg, ose në rast vdekjeje.

Kuvendi e shkarkon kryetarin dhe anëtarët edhe nëse i shkel dukshëm rregullat e konfliktit të interesit, gjegjësisht mosveprim në situatën kur kryetari ose anëtari e ka ditur se ka ekzistuar ndonjë nga bazat e konfliktit të interesit, ose nëse nuk i respekton afatet për të ndërmarrë veprime të caktuara. DKSK-ja duhet ta informojë Kuvendin në afat prej pesë ditësh nga ekzistenca e ndonjërit prej tyre kushteve. Kurse Kuvendi mund të veprojë edhe pa shkresë nga DKSK.

Ligji për parandalimin e korrupsionit

• nëse i shkel dukshëm rregullat e konfliktit të interesit, gjegjësisht mosveprim në rastet kur e ka ditur se ka bazë për konfliktit të interesit,
• nëse nuk i respekton afatet për të ndërmarrë veprime të caktuara.

Hetimi i prokurorisë për kryetaren e Antikorrupsionit ka ngjallur edhe reagime politike. VMRO-DPMNE-ja se nëse ekzistojnë fakte, sjellja e tij është e patolerueshme.

“Kushdo që është i përfshirë në një akt të caktuar të paligjshëm për të cilin ka prova dhe fakte të qarta duhet të mbajë përgjegjësi, pavarësisht nga përkatësia e tij politike, fetare, etnike dhe, aq më pak, pavarësisht nga funksioni që kryen”, deklaroi Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE.

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe kërkon zbardhjen e rastit. Deri atëherë nuk dëshiron të komentojë.

“Këtu janë gërshetuar edhe më shumë aspekte, para së gjithash edhe aspekte morale. Të presim të shohim se si do të reagojë kryetarja”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

E Majta akuzon për përzgjedhje partiake brenda Antikorrupsionit dhe kërkon dorëheqjen e të gjithë përbërjes.

“Gruaja që supozohej të ishte bartëse e luftës kundër korrupsionit u bë bashkëpunëtore e tij. Megjithatë, ky nuk është një “lëshim” individual, por më tepër pasojë e një përzgjedhjeje përmes një pazari të hapur politiko-partiake. Domethënë, Dimitrovska u zgjodh unanimisht me pikë maksimale nga deputetët e DPMNE-së, LSD-së dhe BDI-së… E Majta kërkon: I gjithë stafi i KSHPK-së të japë dorëheqjen menjëherë dhe të gjitha rastet e trajtuara nga ky Komision të rishikohen plotësisht”, thonë nga e Majta.

Dimitrovkës i është ndaluar të shkojë në punë dhe të ketë qasje deri te materialet punuese të Antikorrupsionit. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË