Zgjerohet hetimi për rastin “Aditivi”. Prokuroria Themelore njofton se janë ndaluar edhe tetë persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi dhe është bërë bastisje në një lokacion në Veles. Ekziston dyshimi i bazuar se tre persona të përfshirë nga hetimi i mëparshëm kanë kryer pastrim parashë dhe vepra të tjera penale. Disa nga të ndaluarit dyshohen për bashkim kriminal kurse disa për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Njëkohësisht, përveç katër personave juridikë të përfshirë më herët në hetim, në këtë rast është përfshirë edhe një person juridik. Prokuroria do të propozojë paraburgim për të dyshuarin e parë dhe masa parandaluese për tetë të tjerë. Prokuroria ka ngrirë edhe 22 milion denarë shtesë dhe një automjet udhëtarësh në vlerë prej 4.milion denarë. /Alsat.mk
“Aditivi”, tetë persona në komisariat një në paraburgim


INA
03/02/2025
TË FUNDIT