Administrata Gjyqësore në Shkup kërkon rritje të pagave

INA
INA

12 Shtator, 2023

Të punësuarit në Administratën Gjyqësore në Shkup mbajtën një marsh protestues gjatë mesditës. Nga godinat gjyqësore ata lëshuan vendet e punës dhe me pankarta në duar u nisën drejt Ministrisë së Financave, shkruan Alsat.

Ripërsëritën kërkesat për rritje të pagave, jo 10 për qind siç u dhanë gjithë administratës publike, por 78% rritje të pagës minimale, shifër kjo që përkon me rritjen e pagave të funksionarëve.

Grevën e paralajmëruar thonë se për 15 ditë e kanë shtyrë sipas Ligjit për zgjidhje paqësore të çështjeve kontestuese.

Por, thonë se janë njëzëri që brenda këtyre ditëve nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre do të paralizojnë të gjithë punën e sistemit gjyqësor. Përderisa para Financave kërkuan para, marshi i tyre për të kërkuar drejtësi vazhdoi edhe te Ministria e Drejtësisë.

“Mund të them se pas takimeve në Gjykatën Penale dhe Gjykatën Civile morëm vendim për grevë në dy gjykatat, për shkak se koha e gjatë që pritëm për bisedime nuk solli rezultat, përkatësisht qëndrimi ynë nuk u dëgjua nga kompetentët. Përfaqësuesit tanë u takuan me përfaqësues të Ministrisë së Financave por nuk gjetën mirëkuptim që nënkupton se aktivitetet tona do të vazhdojnë edhe më tej. Kërkesat tona janë rritja e pagës minimale për 78% si dhe pagesa e shtesë së rrogës për 35%. Këto të jenë të padiskutueshme që jo çdo muaj administrata gjyqësore të pres në mëshirë të Ministrisë së Financave”, tha Goran Ristevski, Sindikata e Pavarur e Administratës Gjyqësore./Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

064b94d4-8473-4ab5-a707-d9b312fc9ae2

Opozita shqiptare: Të gjithë njerëzit e Artan Grubit të përzier në biznesin e kazinove

oliver spasovski

Spasovski mohon se ka konflikt mbi kandidatin e LSDM-së për president: Për ne me rëndësi është Fronti Evropian

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Deri në fund të javës do të dorëzohen të gjitha librat

oliver spasovski

Spasovski: Ligji për amnisti nuk zgjidh problemin e burgjeve

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

nenad-canak-1130x635

Sulmi terrorist në veri, Çanak: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

pasaporta-e-kosoves-800x460-1

Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportë të Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në zonën Shengen

Petar-Boskovic

Ish-kreu i ministrisë serbe të mbrojtjes: Policia e Kosovës ka treguar se nuk janë mizorë

Ganimete Musliu-600x3601696240829

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

INFO

NA NDIQ