Administrata në RMV gjysmë moderne!

Picture of INA
INA

11/09/2023

Administrata publike në vend përkundër angazhimeve të ndryshme në vitet e kaluara, akoma mbetet larg asaj evropiane. Reforma në administratën publike, thotë eksperti francez Fransoa Llafond, është një element thelbësor për modernizimin e shtetit dhe zyrtarët publik duhet të kenë kaluar trajnimin e duhur.

“Administrata juaj është 40 për qind e modernizuar dhe e përafruar me legjislacionin evropian, i cili është pak më i lartë se niveli i vendeve të Ballkanit Perëndimor, por ju duhet të siguroni që nëpunësit publikë të trajnohen vazhdimisht siç duhet. Është diçka që politikanët duhet ta kuptojnë dhe ta ofrojnë, përmes shkollave dhe agjencive të përshtatshme”, thotë Llafond. Sipas tij, reforma në administratën publike është veçanërisht e rëndësishme, sepse shteti duhet të sigurojë kushte që nëpunësit publikë të jenë ndër studentët më të mirë dhe më të trajnuar, sepse ata janë bartës të modernizimit të shoqërisë , ndërkaq në të kundërtën shteti nuk do të mund të ecë përpara.

Nga ana tjetër, Drejtori i Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Krzhalovski, beson se politizimi dhe pasja e “sulltan partive” i përmbysin gjërat dhe kjo paraqet një nga problemet kryesore. Ai parashtron pyetje pse në vend të 16 kemi 20 ministri, kemi aq shumë njerëz që nuk punojnë asgjë dhe kemi një korrupsion aq të gjerë. “Ekzistojnë aq shumë gjëra që duhet të bëhen, mirëpo pas 40 vitesh përvojë vlerësoj se mungon vullneti politik për diçka të tillë”, shton ai.

Krzhallovski sqaron se problemi është në mënyrën se si funksionojnë institucionet, sepse numri i njerëzve që punojnë në këto institucione është në rritje të vazhdueshme, ku sipas statistikave për çdo 10 persona ka një administrator publik, që në letër do të thotë se duhet të kemi një sistem perfekt, por nuk është kështu sepse cilësia e punës së tyre nuk është adekuate. Zgjidhja është, shton ai, në departizimin ku drejtuesit e institucioneve publike duhet të mos emërohen sipas partisë në pushtet, por administrimi të bëhet në bazë të sistemit të meritave.

Në ndërkohë, analiza e Institutit për Politika Evropiane për Reformën në administratën publike tregon se ajo është në stanjacion. Analiza i referohet periudhës 2021-2022. Bile në një segment si ​​publikimi i informacionit nga qeveria, shënohet madje një ngecje e ndjeshme krahasuar me monitorimin e mëparshëm për periudhën 2019-2020. Për më shumë strategji si për bashkëpunimin me diasporën, një shoqëri për të gjithë, transparencën etj nuk mundet të gjenden të dhëna të disponueshme”, konstaton analiza.

Në fushën e menaxhimit financiar, një ngecje evidente është regjistruar edhe në lidhje me disponueshmërinë e informacionit për prokurimet publike, disponueshmërinë e publikut të informacionit për kontrollet e brendshme financiare publike, si dhe kontrollin parlamentar.

Në të njëjtën kohë, raporti thekson se megjithëse Planet Vjetore të Prokurimit Publik janë të disponueshme në portalin elektronik të prokurimeve publike për të gjitha ministritë dhe institucionet shtetërore, vërehet se është shqetësues fakti që nuk mund të gjendet asnjë raport për prokurimet publike të kryera, për cilindo nga autoritetet kontraktore në nivel qendror që kanë qenë objekt analize, në dy vitet e fundit kalendarike.

Hulumtimi tregoi edhe situatën me regjistrin e vetëm të të gjithë punonjësve në administratë. Edhe pse i krijuar, ai ende funksionon dobët dhe në pjesën e bazës së të dhënave i mungojnë ende të dhëna të rëndësishme nga organe të ndryshme publike, pavarësisht detyrimit ligjor për t’i ofruar ato. Krahas kësaj, në fushën e shërbimit publik dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, vazhdon praktika e përdorimit të agjencive të punësimit të përkohshëm, që është një devijim nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik. Në atë mënyrë, punonjësit nuk janë të detyruar të plotësojnë kriteret dhe mund të hyjnë në shërbimin publik pa shpallje publike, gjë që është shkelje e parimit të meritës. /koha/

TË FUNDIT
7 orë
Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët
8 orë
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit
8 orë
Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë
10 orë
Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme
10 orë
Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)

ME TE LEXUARA

17 orë
Osmani takon kryeministrin e Holandës, diskutojnë për forcimin e partneritetit
21 orë
Trump merr zyrtarisht nominimin e Republikanëve: Mund t’i ndal të gjitha luftërat me një telefonatë
11 orë
Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut
20 orë
VLEN: BDI me xhepat plot, shet patriotizëm të rrejshëm, ja keqpërdorimet nga funksionarë dhe familjarë të kreut të BDI-së
16 orë
Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë
21 orë
13 zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut
10 orë
Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat
18 orë
Disa vjedhje në Çarshinë e Shkupit, hajni kapet nga kamerat!
16 orë
Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardeve HALLALL dhe ISO dhe projektet për zhvillimin e sipërmarrësisë

LEXO MË SHUMË

IMG_4534

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

halil snopce

Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit

IMG_4532

Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë

haker-1

Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme

bilall kasami

Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)

edi rama

Rama thirrje mërgimtarëve: Kthehuni nga Greqia, këtu do të fitoni më shumë

Eduard Zaloshnja

Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

fatoni blogerja

Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)

arben taravari

Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

INFO

NA NDIQ