Admir Mehmeti lë futbollin

ina-online
ina-online

30 Gusht, 2023

Admir Mehmedi ka vendosur të lërë futbollin në moshën 32-vjeçare.

Futbollisti shqiptar me origjinë nga Gostivari ka publikuar vendimin e tij për ta mbyllur këtu me futbollin, dhe një vendim të tillë e ka marrë për shkak të obligimeve familjare.

Përmes një letre të hapur, të postuar në rrjetet sociale ai falënderoi klubet dhe bashkudhëtarët e tij në karrierën si profesionist. Mehmeti ka luajtur 76 ndeshje me Përfaqësuesen e Zvicrës, ndërsa ka patur eksperienca të ndryshme në Zvicër, Gjermani, Ukrainë dhe Turqi.

“Të dashur miq dhe tifozë të futbollit. Javën e kaluar shoqërova djalin tim në klasë të parë dhe vajzën time në kopsht, një ngjarje që më solli gëzim të madh. Së bashku me familjen time, mora vendimin për t’u kthyer në Zvicër para disa kohësh.

Dëshiroj të shpall zyrtarisht përfundimin e karrierës sime aktive në futboll. Gjatë javëve dhe muajve të fundit, pas diskutimeve intensive me familjen time dhe të njohurit e mi, kam ndjerë se ka ardhur koha që më në fund të var këpucët e futbollit. Në vendim që të lë karrierën time të përfundojë me gjysmë zemre.

Kam kaluar një karrierë të mrekullueshme. Pata privilegjin të luaj në 76 ndeshje për Përfaqësuesen e Zvicrës dhe të kompletoja shumë ndeshje si profesionalisht me klube si Dynamo Kyiv, Wolfsburg Bayer Leverkusen, Freiburg, Antalyaspor, FC Vintertur dhe FC Zyrih.

Faleminderit të gjithë trajnerëve, shokëve të skuadrës, tifozëve dhe zyrtarëve që më mbështetën dhe më shoqëruan gjatë gjithë karrierës sime.

Pas përfundimit të kursit të Menaxhimit Sportiv, planifikoj të filloj së shpejti trajnimin e trajnerëve. Mezi pres të shoh disa prej jush në fushën e futbollit ndoshta së shpejti, në çfarëdo cilësie”, shkruan Mehmeti në postimin e tij në rrjetet sociale.

32-vjeçari nga Gostivari prej më shumë se një viti nuk luante një ndeshje zyrtare, por vetëm këtë të mërkurë e zyrtarizoi largimin nga futbolli./Shqip.com

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ronaldo Al Nassr

Cristiano Ronaldo shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr

barcelona

Sergio Ramos i dhuron fitoren Barcelonës… (FOTO)

mario balotelli

Balotelli godet rëndë Mourinhon: Duhet të marrë përgjegjësi si burrë

di maria

Di María, “heroi” i triumfit ndaj Portos: “Klasikët nuk luhen, ato fitohen”

anceloti

Ancelotti shigjeton Barcelonën për korruptimin e arbitrave: Diçka shumë serioze, jemi të shqetësuar

vedat-muriqi

Muriqi në mesin e më të mëdhenjve të Mallorcas, po synon t’i kalojë legjendat e klubit

chelsea

“Sherr” në tunel me gjyqtarët, FA ka nisur një hetim për kapitenin e Chelseat…

novak-gjokovic

Djokoviç bën homazhe për terroristët serbë të vrarë në Kosovë! Mediat kroate kritikojnë qëndrimin e tenistit serb…

Pep Guardiola

Guardiola indiferent, nuk e bën dramë eliminimin nga Kupa e Ligës…

INFO

NA NDIQ