Admirim Haliti merr detyrën e ministrit: Ta bëjmë këtë vend më të jetueshëm, më premtues dhe shpresëdhënës për rininë

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/01/2022

Admirim Haliti nga partia Alternativa, i cili mbrëmë nga Kuvendi u votua si ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në ditën e parë të detyrës së re, ka shkruar se shpreson që suksesi i kësaj qeverie në përpjekjet për t’i përmirësuar jetët e qytetarëve do t’i gëzojë të gjithë qytetarët e lirë e të zakonshëm të kësaj republike.

“Të trishtuar nga suksesi i një qeverie mund të jenë vetëm një grusht njerëzish, kryesisht politikanë të lartë e oligarkë që suksesin e tyre e kanë ngritur mbi dështimet tona. Më saktë, mbi dështimin e qeverive dhe shoqërisë tonë për të ngritur një sistem të drejtë, një treg funksional e për të kthyer shpresën e rinisë në këtë vend tonin.

Në ditën e parë të kësaj përgjegjësie të madhe që më është ngarkuar, dua t’ju shoh në sy secilin prej jush dhe t’ju them se merita për suksesin e kësaj pune do të jetë e të gjithëve ne, drejtues, staf teknik e qytetarë. Frytet e tij do t’i vjelin qytetarët pa dallim.
Nëse dështoj, përgjegjësia do të jetë vetëm e imja. Por për fat të keq pasojat e keqqeverisjes bien mbi të gjithë qytetarët.
Prandaj, në këtë ditë të parë të punës, ju drejtohem me përulësi për të kërkuar përkrahjen dhe lutjet tuaja që t’ia dalim mbanë së bashku.
Ta bëjmë këtë vend më të jetueshëm, më premtues dhe shpresëdhënës për rininë, më të përgjegjshëm në shërbimin ndaj qytetarëve, më të shpejtë në ndihmën për ta, më modern në administrim.

Le të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin dhe shpresën për të cilën kemi nevojë që vendi ynë dhe të gjithë qytetarët të jenë fituesit e vërtetë të kësaj sfide”, ka shkruar Admirim Haliti.

TË FUNDIT
1 orë
Rezolutat e Ali Ahmetit janë të vonuara
2 orë
BE ndan ndihmë 13 milionë euro për ushtrinë shqiptare
4 orë
Sa para po harxhohen për dasma?!
4 orë
“Taravari Konekt”, lansohet linja direkte (FOTO)
5 orë
Komuna e Tetovës shkurton orarin e parkingut zonal – Pas orës 21:00, qytetarët mund ta shfrytëzojnë parkingun pa pagesë

ME TE LEXUARA

2 ditë
Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur
12 orë
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin e krerëve të UÇK-së
1 ditë
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
8 orë
Konfiskohen 106 parfume në hyrje të Maqedonisë së Veriut
1 ditë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

LEXO MË SHUMË

Arsim sinani

Rezolutat e Ali Ahmetit janë të vonuara

ushtria shqiptare

BE ndan ndihmë 13 milionë euro për ushtrinë shqiptare

dasma

Sa para po harxhohen për dasma?!

arben taravari

“Taravari Konekt”, lansohet linja direkte (FOTO)

Komuna-e-Tetoves-5

Komuna e Tetovës shkurton orarin e parkingut zonal – Pas orës 21:00, qytetarët mund ta shfrytëzojnë parkingun pa pagesë

hakim musa besar durmishi

Hakim Suma sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

Fatmir Dehari

Koalicioni i BDI-së me turqit, boshnjakët dhe romët, Dehari: Strategji e qëlluar, si asnjëherë më parë u arrit fitore e madhe

Spitali_tetove-780x470-2

Spitali klinik i Tetovës me drejtor të ri (FOTO)

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Dy të tretat e nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme u regjistruan në shkollat ​​profesionale

INFO

NA NDIQ