Adnan Azizi: Ali, a e vizitove diasporën derisa ishe në pushtet 22 vjet?!

Picture of Ina Online
Ina Online

25/11/2024

Shkruan: Adnan Azizi, deputet i VLEN-it

U desh të dal në opozitë “Ali begu” për ta kuptuar se asgjë s’ka rregulluar me ligje dhe kushtetutë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni për 22 vite pushtet, as gjuhën shqipe as flamurin dhe as të drejtat e shqiptarëve si shtetformues të barabartë me maqedonët!

Në fakt të vetmen gjë që e rregulloi me dokumenta zyrtare në kohën e tij ishte Soravia dhe Llotaria!

Kam qenë personalisht në gjithë Europën, kam biseduar me mërgimtarët dhe sinqerisht të kap vaji nga rrëfimet e gurbetçarëve nga vuajtjet e tyre dhe që të gjithë kanë një emëryes të përbashkët për këtë katrahurë me fatin e tyre: Politika na solli këtu që ta lëmë vendlindjen, token tonë, familjen dhe prinderit tanë per të ardhur në tokë të huaj.

E tani “Ali begut” pas 22 viteve ju qenka kujtuar të del në diasporë pasi kuptoi se e gjithë rinia dhe shqiptaria ka vajtur në gurbet si pasojë e qeverisjes së dështuar dhe të keqe 22 vjeçare të BDI-së.

Në Zvicër kaloi shumë mirë madje, sepse i kishin rezervuar një sallë prej 50m2 dhe gurbetçarët nuk i erdhën as aty, dhe u detyrua ta mbush me familjar dhe bashkëpartiak që i kishin transferuar paratë e vjedhura ne pushtet…

“Ali begun” herën tjetër të jeni të sigurtë se edhe më pak do ta presin në diasporë, në përjashtim të atyre që akoma nuk e dijnë dhe se kanë kuptuar se është një mashtrues ordiner që derisa ishte për 22 vite në pushtet kurr nuk e ngritu zërin për rastet e montuara politike: Monstrën, Sopotin, Brodecin, Harun Aliun, Enciklopedinë, Shkupin 2014 dhe eksodin masiv të rinisë shqiptare.

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË