Adnan Januzaj mund të përfundoj në kampionatin italian

Futbollisti me preardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, ende nuk dihet se ku do ta vazhdoj karrieren si futbollist.

27 vjeçari aktualisht është pa klub pasi i ka skaduar kontrata me Real Sociedadin, shkruan IndeksOnline.

Pas pesë viteve të kaluara në kampionatin spanjoll, Januzaj karrieren mund ta vazhdoj në kampionatin italian.

Për sulmuesin e Belgjikës së fundi ka shfaqur interesim skuadra e Serie B, Genoa.

Siç thekson Calciomercato.com, Genoa janë të interesuar për të nënshkruar me Januzaj dhe 27 vjeçari është i hapur për një kalim në këtë skuadër, edhe pse klubi për momentin luan në Serie B. Ai po ashtu është raportuar se është duke u kërkuar nga disa klube të Premier Ligës por oferta konkrete për të ende nuk ka.

Lajmet të reja priten për të javëve të fundit, me ish sulmuesin e Manchester United që dëshiron të gjejë një klub të ri para fundit të muajit./IndeksOnline/