Adriana Matoshi del nga kujdesi intensiv pas operacionit në tru, ja si është gjendja e aktores

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi, ka dalë nga kujdesi intensiv pas operacionit për të larguar tumorin në tru.

“Gjendja e saj është e mirë dhe operacioni ka qenë i suksesshëm”, kanë thënë burime për të afërta me aktoren për “Kohën”.

Më 29 nëntor, përmes një postimi në rrjetet sociale, Adriana tregoi se i ishte rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar nëntë vite më parë.

Matoshi tha se para nëntë vitesh kur ka zbuluar tumorin ishte shtatzënë.

Ndërkohë shumë qytetarë dolën në përkrahje të saj, mes tyre dhe personazhe të njohur.