Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

ina-online
ina-online

27/09/2023

Në aeroportin e Kukësit nuk po kryen më fluturime. Këtë mund ta konfirmosh qartësisht nga faqja e internetit e vetë këtij aeroporti ku nisjet dhe mbërritjet rezultojnë pa asnjë fluturim si në ditën aktuale edhe për të nesërmen.

Kjo është një situatë ekstremisht e ndryshme në raport me aeroportin e Tiranës ku si efekt i turizmit frekuenca e fluturimeve ka qenë tepër e lartë. Teksa ende interesi turistik për vendin mbetet i lartë, mungesa e fluturimeve nga Kukësi tregon se përpara paraqitet sfida e tërheqjes së operatorëve drejt këtij aeroporti ku më herët kryenin fluturime Air Albania dhe Wizz Air.

Koncesioni për aeroportin e Kukësit ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët duket se nuk po rezulton shumë fizibël. I dhënë për një afat 35 vjeçar ky koncesion ka shënuar në vitin 2022 një humbje 159 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro( 1 euro=107 lekë).

Kjo humbje u rrit me 1.5 herë në raport me humbjen e shënuar në vitin 2021 sipas të dhënave nga bilanci të raportuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të ardhurat nga aktiviteti dytësor i parë ishin 79 milionë lekë apo rreth 743 mijë euro. Këto të fundit janë rritur me 1.2 herë në raport me vitin paraardhës 2021.

Deri në dhjetor 2022 në aeroport raportoheshin 77 persona të punësuar, një staf me rritje në raport me fundin e vitit 2021 kur raportoheshin 69. Vlera e mbetur e koncesionit më 31 dhjetor 2022 është 1.73 miliardë lekë me rritje në raport me 2021 kur raportohej 1.51 miliardë lekë.

Teksa hapja e një aeroporti të dytë u cilësua shumë i rëndësishëm nga qeveria duke justifikuar kështu koncesionin me kalimin e kohës Kukësi u lakua se do të ishte vetëm një aeroport sezonal. E në fakt fluturimet që janë kryer shpesh kanë ndalur dhe rifilluar por sigurisht frekuenca e fluturimeve apo numri i operatorëve nuk ka ardhur në rritje duke ngritur pikëpyetje mbi ecurinë afatgjatë të këtij partneriteti publik privat dhe kthimin e tij një aeroport fitimprurës.

Në fund të këtij viti në vend pritet që të vijë një tjetër operator low cost por prania e tij është konfirmuar për Tiranën nga ku do të operojë në disa destinacione.

Koncesioni i aeroportit të Kukësit

Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit. Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve). dhe Bami sh.p.k. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite kurse kohëzgjatja e punimeve dhe afati i vënies në punë është 24 muaj. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro. Fluturimet nga aeroporti i Kukësit nisën zyrtarisht në korrik 2021 me disa destinacione ku fillimisht Zvicra dhe më pas nga Londra./MONITOR

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

derivate nafta dizeli benzin

Çmime të reja të derivateve të naftës nga mesnata në Maqedoni

kuvendi shqiperise incident rrahje

Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, flakadanë dhe zjarr! Mbyllet seanca plenare

kuvendi shqiperise incident rrahje

Deputetët e opozitës në Shqipëri përplasen me Gardën te hyrja e Parlamentit

denar-600x360

Propozim-buxheti për vitin 2024 para Komisionit për Financim dhe Buxhet

Sali Berisha

Kuvendi Kombëtar/ Me 938 vota pro, Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike

Liridona ademaj

​“Ndal femicidit, drejtësi për Liridonën”, sot mbahet një marsh-protestë në Tiranë

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi nga nesër në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike – COP28, në Emiratet e Bashkuara Arabe

burim piraj

“Kredia është haram” – Biznesmeni Burim Piraj tregon si e ‘preku’ suksesin pa asnjë kredi, dëgjojeni

Euro metali

Ja si mund të dallohen 2 euro fals nga ato origjinal

INFO

NA NDIQ