Aeroporti i Vlorës, dështoi plani me konsorciumin turk

0

Negociatat me konsorciumi turk, që u ofrua për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë dështuan për shkak të kompensimit të lartë që kërkohej prej tyre në drejtim të garantimit të fluksit të pasagjerëve.

Zv. ministri Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ka zbuluar për herë të parë arsyen e dështimit të negociatave, ndërsa theksoi se aktualisht përgatiten terma e referencës për hapjen e garës ndërkombëtare.

Por, teksa zbatimi i këtij projekti duket i largët, edhe për uljen e çmimit të biletave ajrore do të duhet kohë.

Deklaratat u bënë gjatë diskutimit të marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, e cila ka për qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme lehtësuese për operatorët e transportit ajror dhe lëvizjen pa pengesa për shtetasit”. (Scan)