Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, rekord historik prej shtatë milionë pasagjerësh vetëm gjatë vitit 2023

ina-online
ina-online

19/12/2023

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka arritur shifrën e shtatë milion pasagjerëve për vitin 2023, duke shënuar rekordin më të lart historike që ky aeroport ka pasur brenda një viti.

Pasagjeri i 7-miliontë udhëtoi nga Tirana në Pragë, me linjën ajrore Wizz Air, duke shënuar një moment të rëndësishëm në suksesin e vazhdueshëm të aeroportit.

Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit.

“Jemi krenarë për dyfishimin e pasagjerëve në TIA, në krahasim me vitin 2019 dhe me rritjen prej 35% në krahasim me vitin e kaluar. Kjo falë të gjitha linjave ajrore, por sigurisht, falë edhe shtimit të linjave low cost. Pasagjeri i 7 miliontë ndodhet në këtë fluturim të Wizz Air, për në Pragë”, deklaroi z. Piervittorio Farabbi, Drejtori Operativ i Tirana International Airport.

Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale, Tirana International Airport mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të ofruar shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, vendi dytë në rajon

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

marko-bislimoski-780x470-1

Bislimovski: Temperaturat e larta ditore do të ndikojnë në faturat e ngrohjes

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

pompa-benzines-derivatet-naftes

Lirohet çmim i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoni

kucove baza ajrore

Në Kuçovë përurohet baza ajrore e NATO-s, Rama njofton se sot do ta bëjnë fluturimin e parë dronët Bayraktar

punetor ndertimi

Ndërtimet “tkurren” pas 5 vitesh! Agjentët imobiliarë paralajmërojnë rritje të çmimeve të apartamenteve: Kërkesa për akomodim mbetet e lartë

auto_prishtina-3-1-1-600x3601627103516-1

Kurti dhe Aliu sot bashkë në terren për të shënuar fillimin e punimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

INFO

NA NDIQ