AFEDS alarmon ndërhyrje emergjente për situatën në Medvegjë

0

Forumi Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi në një mbledhje të rregullt ka vlerësuar situatën dy muaj pas zgjedhjeve lokale në Medvegjë. Ja deklarata e plotë pas takimit:

Vendimi i PVD-së për pjesëmarrje në zgjedhjet e fundit lokale më 6 shtator, humbi kuptimin e bojkotit të këtyre zgjedhjeve , që me të drejtë e kërkonin të gjitha subjektet e tjera politike, APN, PD dhe UDSH, OJQ, AFEDS, shoqata e klube të ndryshme, etj.
Kështu më pjesëmarrjen në këto zgjedhje, sikurse nuk deshëm të merreshim me persekutimin e popullatës shqiptare përmes pasivizimit, por u bëmë pjesë e këtyre zgjedhjeve dhe më veshtirësi realizuam tre këshilltarë.
Politika lojale dhe vetëmohuese e dy decenieve të fundit për shqiptarët në Serbi dhe veçanërisht në Medvegjë ka sjellur sot në pikëpyetje ekzistencën e shqiptarëve në komunën e Medvegjës dhe nesër po synohet e njejta në komunën e Bujanocit.
Kanë kaluar dy muaj nga zgjedhjet dhe në një takim mbi punën e kësaj periudhe si dhe hapat të cilët priten të merren në vijim. Lista “Të gjithë për Medvegjën” -Muharrem Salihu mbajti mbledhjen e parë në Medvegjë.
Pasi me konstituimin e organeve të pushtetit lokal, shqiptarët për herë të parë u lanë jashtë në historinë e kësaj komune, si pasojë e shlyerjes nga listat e votuesve shqiptarë mbi 4.000 gjithsejt. Prandaj rruga e e vetme për të ngritur zërin mbeten adresimi tek ndërkombëtarët. Këtë edhe e kemi filluar ta bëjmë, fillimisht në takimin me komesarin e lartë për pakica në Hagë, Ambasadorin Lamberto Zannier më 15 tetor 2019, tri takime me ambasadorë të akredituar në Beograd, tri raporte me shkrim të dërguara ambasadave: të SHBA-ve dhe Gjermanisë në Beograd dhe ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë. Brenda këtij viti jemi duke u përgatitur të organizojmë një protestë paqësore në shenjë solidarizimi me bashkëkombasit tanë të cilët qëllimisht janë fshirë nga regjistrat civil dhe tani kanë ngelë pa dokumente personale, të cilëve u është mohuar edhe e drejta elementare, që përmes votuës të zgjedhin dhe të zgjidhen. Kërkesa themelore do te jetë: Kthimi i gjendjes civile të banorëve shqiptarë në Medvegjë në vitin 2011. Nga të pranishmit u konstatua se gjendja është mjaft e rëndë dhe se nëse vazhdohet me këtë sjellje indiferente nga shtetet shqiptare, subjektet politike të shqiptarëve në Serbi e kanë humbur kuptimin e ekzistimit të tyre. Koha në të cilën jemi kërkon aq shumë nga ne, sa të gjithë vështirë se mundemi të japim atë çfarë kërkohet nga ne. Të mos flasim të ndarë e të thërmuar pa fund, se çfarë mund të bëjmë?!!!

Muharrem Salihu
7 nëntor, Medvegjë