Enver Hajrullahu, protagonisti kryesor i përgjimeve të reja në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çështjen e grurit, ka reaguar pas publikimit të tyre nga ana e mediumit Nacionale.
Ai, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka sqaruar se përgjimet e publikuara nuk kanë rrjedhur prej tij.
“Dua t’iu njoftoj se këto audio-incizime nuk kanë rrjedhur nga Unë, dhe i njëjti është bërë në hapësirat e MINT përkatësisht në njërën nga zyrat e Departamentit të Financave, duke mos qenë në dijeni që po ndodh një incizim i tillë, dhe Unë nuk jam burim i mediumit në fjalë”, ka thënë ai.