Afërdita Bogiqi, e vetmja femër e zgjedhur në ekzekutivin e Monthey

0

Afërdita Bogiqi, shqiptarja e cila së fundmi është zgjedhur në ekzekutivin e qyteti Monthey, qytet ky prej 18,000 banorësh, transmeton albinfo.ch.

Ajo është femra e parë që u bashkua me ekzekutivin e Monthey pas tetë vjetësh pa gra. Duhet theksuar se socialistja e zgjedhur me origjinë kosovare gjithashtu përfaqëson komunitetet e huaja, e cila veçohet si portret i një gruaje të guximshme, transmeton tutje albinfo.ch.

Në Monthey, Afërdita Bogiqi bashkohet me tryezën e një Këshilli Bashkiak që ka mbetur 100% me meshkuj për tetë vjet radhazi.

Mediat zvicerane i kanë dhënë jehonë shqiptares Afërdita Bogiqi, duke e vlerësuar si storie suksesi dhe shembulli më i mirë i një femre, pavarësisht origjinës së saj.

Kujtojmë se Afërdita Bogiqi është lindur në Komoran të Drenicës dhe ardhja e saj në Zvicër ndërlidhet me keqësimin e gjendjes politike në ish-Jugosllavi, si rezultat i drejtpërdrejtë i së cilës ishte ndër tjerash edhe mbyllja e Fakultetit të Ekonomisë në Prishtinë, ku ajo ishte në përfundim e sipër të studimeve të saj.

Sot ajo gëzon suksese të shumta falë punës, vulnetit dhe aktiviteteve të saj të shumta. /Albinfo.ch