Afrim Fidani është kryetari i ri i Gjykatës Supreme, kush është, biografia e tij

Picture of INA
INA

26/05/2025

Afrim Fidani është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Supreme në Maqedoninë e Veriut, pasi Këshilli Gjyqësor e zgjodhi në krye të gjykatës më të lartë me tetë vota “pro”.

Kundërkandidate e Fidanit për këtë pozicion ishte ish-kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e cila nuk arriti të fitonte garën për një mandat të ri pasi mori vetëm dy vota “pro”.

Sa i përket debatit në Këshillin Gjyqësor që i parapriu votimit, anëtarët theksuan se vendosën për Fidanin për shkak të planit të tij të veprimit dhe angazhimit për Gjykatë Supreme më transparente në të ardhmen.

Afrim Fidani është gjykatës i Gjykatës Supreme nga viti 2017.

Kush është, biografia profesionale?

Sipas biografisë së shkurtër të publikuar në faqen zyrtare të gjykatës, pas përfundimit të shkollës së mesme dhe kryerjes së shërbimit ushtarak, në vitin 1985 Fidani regjistrohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 1989 diplomohet në Fakultetin Juridik.

Nga viti 1990 deri në vitin 1996 punon në arsim në detyra pune – juridiko-administrative.

Nga viti 1996 deri në vitin 2005 punon në Inspektoratin Shtetëror të Punës së Republikës së Maqedonisë, si inspektor republikan i punës në fushën e marrëdhënieve të punës.

Nga viti 2005 deri në vitin 2007 është sekretar i Komunës së Vrapçishtit – Vrapçisht.

Nga viti 2007 deri në vitin 2011 është avokat me seli në Gostivar.

Më 18.07.2011 zgjidhet gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup – dega penale.(INA)

TË FUNDIT

“Për të ikur nga DUI duhet guxim, kaçik…” – Saranda Imeri thumbon Blerim Bexhetin

Çfarë është “bomba bunker” me të cilën SHBA mund ta godasë Iranin?

Gentian Toshkezi, ndër neurokirurgët më të mirë shqiptar në Amerikë

Jasir Asani drejt një klubi tjetër, por afër Koresë së Jugut

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Noterët kërkojnë rritje të çmimeve për shërbimet për shkak të kostove të rritura dhe tarifave të vjetra

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË