Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i i kryetarit të partisë, pasi siç bëjnë me dije nga Alternativa, Gashi është kandidat për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gashi ka autorizuar Bekim Salin, që t’i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës.
“Për shkak se kushtetuta e RMV-së, neni 67 i saj, e përcakton se kryetari i kuvendit republikan nuk mund të jetë edhe kryetar ose funksionar i një partie politike, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Alternativës dhe nga të gjitha funksionet e tjera të partisë. Para kësaj, konform statutit të Alternativës, kryetari Afrim Gashi e ka autorizuar nënkryetarin Bekim Sali që t’i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të Alternativës”, thuhet në njoftimin e Alternativës.(INA)