Afrim Gashi, kryetari i Kuvendit: Kosovën e respektoj si atdheu i prindërve të mi

Picture of ina-online
ina-online

07/06/2024

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi është përgjigjur pas akuzave të përcjella nga një intervistë që kishte dhënë për televizionin shtetëror të Kosovës.
Në vazhdim deklarata e tij integrale me shkrim.

“Kur flasim per temën e atdheut, unë jam në dijeni për akuzat dhe deformimet nga media të ndryshme, të cilat përpiqen që ashtu ta tërheqin vëmendjen. Si kryetar i Kuvendit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dua të sqaroj se Afrim Gashi ka lindur në Shkup, këtu jeton dhe punon me familjen e tij dhe vendlindja e tij është Maqedonia e Veriut.
Për shkak të opinionit po shpjegoj se deklarata e saktë në intervistën time ishte se “Kosova është vendlindja ose atdheu i prindërve të mi dhe, si të tillë, unë e respektoj për hir të tyre”.
Megjithatë, besoj se ne e kuptojmë njëri-tjetrin aq mirë, sa të mos kërkojmë shpjegime të hollësishme të nocioneve si vendlindja, atdheu ose mëmëdheu, pasi shqipja përdor edhe një emër të përbërë që ndërtohet nga fjalët mëmë e dhe. Për mua gjëja më e rëndësishme është që me veprat tona të tregojmë se si e shohim ne vendin tonë, cili është përkushtimi ynë ndaj tij, cili është kontributi ynë dhe cili është dallimi mes atyre që e ndërtojnë dhe e pasurojnë atë dhe atyre që e shkatërrojnë dhe e vjedhin atë. Pohimet dhe deklaratat patriotike nuk u sjellin dobi qytetarëve dhe ne nuk jemi këtu për të garuar se kush është më patrioti. Mua nuk më pëlqejnë debatet e tilla dhe kjo është hera e fundit që unë deklarohem për këtë temë”, ka shkruar kryetari i Kuvendit Gashi.(INA)

TË FUNDIT
5 minuta
Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit
1 orë
Temperaturat e larta, mjekët do të patrullojnë në Shkup për t’u dalë në ndihmë qytetarëve
1 orë
Dauti: VLEN nuk mund të thirret në votat e pastra shqiptare sepse ka edhe vota të VMRO-së
1 orë
ESHR: Dobësi në sistemin IT në FSSH, nuk janë vendosur kontrolli dhe sistemi për suksesin e mjekimit jashtë vendit
2 orë
Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari

ME TE LEXUARA

24 orë
Petrovska: Dorëheqja e Zaevit nga LSDM ishte vendim i gabuar
18 orë
Nga shtatori shtrenjtime ekstreme të çmimeve të shërbimeve noteriale
1 ditë
Mickoski pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë së re
5 minuta
Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit
23 orë
“Sjellja e BDI-së ka ndikuar keq në rejtingun e LSDM-së” – thotë Petrovska dhe kërkon ribrendim të LSDM-së

LEXO MË SHUMË

Izet Mexhiti LD 2

Mësohen emrat e zëvendësministrave të LD së Mexhitit

moti Vapa nxehti temperaturat

Temperaturat e larta, mjekët do të patrullojnë në Shkup për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

ilire-dauti

Dauti: VLEN nuk mund të thirret në votat e pastra shqiptare sepse ka edhe vota të VMRO-së

fondi

ESHR: Dobësi në sistemin IT në FSSH, nuk janë vendosur kontrolli dhe sistemi për suksesin e mjekimit jashtë vendit

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari

TARAVARI MICKOSKI

Nga dita e parë e Qeverisë do të shkarkohen drejtorët ekonomik të Klinikave, paralajmëron Taravari

moti nxehti temperatura-termometri

Mot me diell dhe shumë i nxehtë temperatura deri 40 gradë

Screenshot_2024-06-19-00-12-33-792_com.facebook.katana-edit

Resul Ademi,19 vjeçari nga Nikushtaku që humbi jetën në aksident trafiku

Arben Taravari

Taravari: Nëse do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme lokale, jo vetëm Gostivarin por edhe Sarajin do ta fitonim

INFO

NA NDIQ